07 Nëntor 2024

Kosova përfiton 3 milion dollarë për mbledhjen e të dhënave mjedisore

Prishtinë, 12 korrik - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë konfirmimin që Agjencia Federale Amerikane MCC –Millennium Challenge Corporation (Korporata për Sfidat e Mijëvjeçarit) në kuadër të programit “Threshold”, për Kosovën, ka përfshirë edhe sektorin e mbrojtjes së mjedisit.

Më konkretisht në kuadër të komponentës Qeverisja Transparente dhe Përgjegjëse, është përfshirë projekti i propozuar nga MMPH për Mbledhjen e të dhënave mjedisore në vlerë prej 3 milion dollarë.

“Projekti ka për objektiv të mbështesë Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, konkretisht Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës në përmirësimin e sistemit të monitorimit të ajrit dhe ujit, përpunimin e të dhënave dhe ofrimin e këtyre të dhënave në kohë reale përmes sistemit online”, ka thënë ministri Ferat Shala.

Programi “Threshold” do të fillojë së zbatuari në vjeshtën e këtij vitit dhe do të vazhdojë edhe për dy vitet e ardhshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)