Kosova përfiton 106 milionë euro nga FMN
Sipas njoftimit të FMN-së vendimi i Bordit menjëherë mundëson pagesën fillestare të një shume ekuivalente rreth 5.000.000 euro apo 6.600.000 dollarë.
Miratimi i kësaj marrëveshje pason përfundimin e suksesshëm të programit për vlerësimin e personelit në mes të muajve qershor - dhjetor 2011.
Edhe Ministri i Financave Bedri Hamza sot në konferencë për media duke prezantuar për të arriturat në zhvillimet e fundit të marrëdhënieve të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ka njoftuar seBordi Ekzekutiv i FMN-së, dje ka aprovuar Marrëveshjen e re Stand Bay me Kosovën, pas negociatave gjatë muajit mars të këtij viti të qeverisë së Kosovës me Misionin e FMN-së.
Marrëveshja Stand Bay është në shumë të përgjithshme prej 90.97 milion SDR që është ekuivalent me rreth 107 milion euro. Vendimi i Bordit mundëson që menjëherë të bëhet disbursimi inicial në shumë prej rreth 5 milion euro, ndërsa deri në fund të këtij viti do të disbursohen edhe 90 milionë euro të tjera. Në këtë mënyrë përmes aprovimit të kësaj marrëveshjeje FMN-ja përkrahë programin ekonomik të Qeverisë për vitin 2012-2013, tha ministri Hamza.
Ai më tej shtoi se Arritja e kësaj marrëveshjeje është arritur pas përmbushjes të suksesshme të Programit të Monitoruar nga Stafi nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe rëndësia e kësaj marrëveshjeje përveç anës financiare për Qeverinë e Republikës së Kosovës ka edhe rëndësinë tjetër, e cila ka të bëjë edhe me raportet e vendit me organizatat tjera.
Ministri Hamza më ketë rast potencoi se duke ju falënderuar përmbushjes së kushteve nga Qeveria e Kosovës në Programin e Monitoruar nga Stafi, ne kemi arritur që të përfitojmë edhe ndihmën nga ana e Bankës Botërore, pjesa e parë e së cilës është disbursuar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, kurse pjesa e dytë pritet që të disbursohet gjatë qershorit të këtij viti.
Dhe gjithashtu kjo marrëveshje krijon kushtet për arritjen e programit edhe me Komisionin Evropian dhe në këtë drejtim jemi optimistë se edhe kjo do të arrihet, shtoi Ministri Hamza.
Miratimi i marrëveshjes Stand-By erdhi pasi vlerësimit pozitivë që kishte bërë stafi monitorues i FMN-së pas vizitës që i kishte bërë Kosovës.
Pas diskutimeve të Bordit Ekzekutiv për Kosovën, znj M. Shafik, zëvendës drejtor menaxhues dhe ud Kryetar ka thënë se FMN-ja e ka mbështetur programin i cili i adreson sfidat makroekonomike të Kosoës përmes politikave dhe reformave për të rivendosur qëndrueshmërinë fiskale.
Në njoftim thuhet se në 10 muajt e fundit, politika makroekonomike në Kosovë është përmirësuar dukshëm, thuhet në vlerësimin e FMN-së. Megjithatë, sipas FMN kthimi i të politikave të qëndrueshme nuk është akoma e plotë.
FMN ka konstatuar se Kosova se duhet të ketë kujdes në shpenzimet që bëhen, kujdes që do të përcjellët me rritje të maturuar të të hyrave.
Ndërsa, FMN-ja po ashtu thotë se duhet të punohet edhe në përzgjedhjen e prioriteteve dhe se politika fiskale mbetet instrumenti kryesor për arritjen e objektivit kryesor, qëndrueshmërisë fiskale.