18 Nëntor 2024

Kosova për herë të parë në publikimet e EBAN-it

Prishtinë, 27 maj - Për herë të parë këtë vit Kosova do të figurojë në dy publikimet kryesore të EBAN – The European Trade Association for Business Angels, Seed Funds and other Early Stage Market Players.
 
EBAN është një asociacion i cili prezanton tregun Europian të investimeve tëfazësstë hershme.

Ai përfaqëson interesat e biznes engjujve, Rrjeteve të Biznes Engjujve (RRBE), si dhe është një federatë e tyre dhe entiteteve tjerë të përfshirë në tejkalimin e hendekut të kapitalit në Europë.

Organizata u themelua në vitin 1999 si rezultat i bashkëpunimit mes Komisionit Europian, një grupi pionerësh të RRBE-ve dhe Asociacionit Europian tëAgjencive për Zhvillim (EURADA).
 
Përmbledhja mbi Perspektivën e Taksave dhe Përmbledhja mbi Fondet Bashkëinvestive në Europë janë dy publikimet kryesore të EBAN-it të cilat vlerësohen lartë nga politikëbërësit gjithandej në Europë.

Njëkohësisht, këto dy publikime paraqesin një ndër ndihmesat kyesore dedikuar anëtarëvetë EBAN-it, engjuj investitorëve dhe në përgjithësi investitorëve të fazës së hershme që operojnë në tregun Europian.

Këtë vit si rezultat i angazhimit të një kosovareje, Medina Braha, si Hulumtuese në ekipin e EBAN-it që merret me editimin e publikimeve të lartëpërmendura (http://www.eban.org/team/), për herë të parë edhe Kosova do të figurojë në to.
 
Pasqyrimi në këto publikime tëincentivave  që ofron Republika e Kosovës, siç janë tatimet e ulëta në të ardhurat personale dhe të korporatave, mosaplikimi i tatimit në dividendë, lehtësimet e ndryshme doganore e të tjera, mund ta paraqesin Kosovën si një vend atraktiv në sytë e anëtarëve investitorë të EBAN-it.
 
Për më tepër, Braha, e cila njëkohësisht është edhe pjesë e stafit akademik të Universitetit të Prishtinës,pati mundësinë të promovojë Kosovën edhe në Kongresin e 14-të Vjetor të EBAN-it, të mbajtur në Dublin më 20 dhe 21 Maj 2014.

Në këtë ngjarje morrën pjesë më shumë se 350 investitorë nga Europa, SHBA-të, Lindja e Mesme dhe Amerika Jugore. Anëtarët e EBAN-it dhe gjithë investitorët e fazës së hershme janë aktorë krucialë në ndryshimin që Europa po synon të arrijë.

Shtrirja gjeografike paraqitet si faktor kritik në shtytjen e investimeve Europiane të fazës së hershme. Prandaj ky Kongres u mundëson investitorëve të ndajnë praktikat e mira dhe të rrisin investimet ndërkufitare.
 
Gjatë kësaj pjesëmarrjeje Medina Braha u përkrah dhe u inkurajua shumë të themelojë një RRBE funksional që do ta përfaqësonte Kosovën edhe zyrtarisht si anëtare të EBAN-it. Mbështetja u shpreh nga vet Presidentja Candace Johnson, Zëvëndës Presidenti Baybars Altuntas dhe nga anëtarët e Bordit të EBAN-it.
 
Presidentja Johnson shprehu gatishmërinë e saj për mbështetje të plotë të komunitetit të Biznes Engjujve dhe investitorëve tjerë të fazës së hershme në Kosovë.

“EBAN do ta përkrahë fuqishëm krijimin e një RRBE në Kosovë dhe zhvillimin e komunitetit të investitorëve të fazës së hershme në këtë shtet. Ne do ta përkrahim atë me të gjitha mekanizmat që i kemi për këtë qëllim. Pres me padurim të bashkëpunojmë me Medinën t’i avansojmëInvestimet e Hershme, Ndërmarrësinë dhe Inovacionet në Kosovë dhe rrjedhimisht edhe në Europëe Botë në përgjithësi.”
 
Përkrahjen e tij në zhvillimin e një komuniteti të tillë në Kosovë e shprehu edhe Zëvendës Presidenti Baybars Altuntas. “Krijimi dhe zhvillimi i komunitetit të biznes engjujve në Kosovë, veçanërisht tash kur pritet një bashkëpunim më i madh ndërkufitar mes investitorëve Europian, rrisin shpresat për një interesim më të madh të investitorëve të huaj për të investuar në NVM-të kosovare.
 
Unë besoj fuqishëm në ndikimin pozitiv që ky komunitet mund t’i ofrojë tregut kosovar duke krijuar ndërmarrje të reja inovative, zvogëluar papunësinë dhe përmirësuar mirëqenien në vend.

Njëkohësisht, bazuar në bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kemi pasur me Medinën deri më tani si pjesë e organizatës sonë, mendoj që do të jetë shumë më i lehtë avansimi i këtij komuniteti në arenën Europiane. Prandaj ajo gëzon përkrahejn e menaxhmentit të EBAN-it në promovimin e tregut kosovar të Investimeve të hershme në nivel Europian.”
 
Kongresi ishte poashtu skena ku u lansua Startup Investors Manifesto (www.startupinvestorsmanifesto.eu) i cili i bënë thirrje komunitetit të investitorëve të hershëm të mbështes një sërë aktivitetesh dhe politikash që kanë për qëllim ngritjen e investimeve të hershme në Europë në 15 miliardë euro dhe në krijimin e 1.5 million vendeve të reja të punës në 2017.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)