Kosova për herë të parë është nikoqire e takimit të IPA-së
Në fjalën hyrëse, Ministri Çollaku deklaroi se të gjithë jemi dëshmitarë të zhvillimeve unike rajonale në Ballkanin Perëndimor. Si asnjëherë më parë ekziston vullnet i qartë dhe i fuqishëm për bashkëpunim rajonal në nivel politik dhe teknik.
Në muajin prill, të gjithë Ministrat e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Prishtinë për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe projekte konkrete për integrimin e rajonit. Sot, kemi kënaqësinë të jemi nikoqir të takimit rajonal të IPA-s dhe të ofrojmë kontributin tonë në promovimin e marrëdhënieve të mira rajonale në Ballkanin Perëndimor.
Në fjalën hyrëse, udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Evropian për Programe dhe Bashkëpunim Rajonal, Morten Jung deklaroi se mirëpresim zgjidhjen e ripërtërire për të thelluar bashkëpunimin rajonal në bazë të pronësisë së qartë lokale dhe duke u fokusuar në arritjen e rezultateve konkrete për qytetarët dhe biznesin siç është përmirësimi i lidhshmërisë brenda rajonit, si dhe me BE-në.
Është hera e parë që Kosova është nikoqire e takimit në kuadër të instrumentit rajonal të IPA-s.
Në takim marrin pjesë të gjitha zyrat e Koordinatorëve Kombëtar të IPA-së nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia, Këshilli Rajonal për Bashkëpunim si dhe Komisioni Evropian. Takimi ka për qellim diskutimin e programimit të projekteve rajonale të propozuara në kuadër të programit rajonal IPA 2016.
Një shumë e përgjithshme indikative prej 390 milion euro është alokuar për vitin 2016 për të mbështetur veprimet dhe investimet rajonale, programet horizontale dhe bashkëpunimin territorial.