Kosova organizoi garën ndërkombëtare të arbitrazhit
Prishtinë, 24 shkurt - Në një koktej mikëpritës të mbajtur dje, Drejtori i përkohshëm i Misionit të USAID-it në Kosovë, Mike de la Rosa ka mikëpritur ekipet pjesëmarrëse të garës Vis Pre-Moot për Ballkanin Perëndimor të organizuar për herë të tretë në Prishtinë.
Fjalimet u mbajtën poashtu nga Arbër Reci, Sekretar Gjeneral i Kolegjit ILIRIA; Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë; dhe Kujtim Kërveshi, Partner Menagjues i Zyrës Juridike Judex. Kjo ngjarje mblodhi përfaqësues nga Republika e Kosovës, Qeverisë të SHBA-së, avokatë të shquar nga Kosova dhe rajoni, si dhe studentët nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia dhe Gjermania.
Kolegji ILIRIA, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Universiteti i Prishtinës - Fakulteti i Drejtësisë dhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), me mbështetjen e Programit të USAID-it për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial (CLE), organizuan garën dy ditore të mbajtur nga e premtja, 24 Shkurt deri të shtunën, 25 shkurt.
Këtë vit, gara Vis Pre-Moot është financuar nga kontributet e OEAK (Sponzor Platinum), JUDEX Zyra Ligjore (Sponzor Platinum), WilmerHale (Sponzor i Arte), dhe IOT (Sponzor). Gara është modeluar pas garës ndërkombëtare Willem C. Vis Moot e cila mbahet në Vjenë çdo vit.
Gjatë Pre-Moot, ekipe nga universitetet nga i gjithë rajoni konkurrojnë kundër njëri-tjetrit në një seri të seancave dëgjimore, të cilat përcjellen nga arbitër të cilët janë jurist dhe pjesëmarrës të edicioneve të kaluara të garës Vis.
Përveç kësaj për të siguruar një forum ku studentët përmirësojnë aftësitë e tyre praktike juridike, Pre-Moot lehtëson një shkëmbim ndërkulturor mes studentëve të drejtësisë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.
Pre-Moot gjithashtu kontribon në rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me disponueshmërinë e arbitrazhit si një mekanizëm alternativ për zgjidhjen e kontesteve i cili është më i shpejtë dhe më i lirë se gjykatat, dhe nga i cili përfitojnë komunitetet ligjore dhe ato të biznesit.
Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Amerikane e cila është bashkë-organizator dhe sponzor Platinum i ngjarjes ka cekur se \"Oda Amerikane beson se e ardhmja e ligjit komercial në Kosovë, një zonë e rëndësishme dhe në rritje e ligjit, i takon brezit të ri të avokatëve , një brez i cili ndër të tjera, do të kontribojë në drejtim të zgjerimit të grupit të arbitrave me përvojë.
Kjo është arsyeja prapa mbështetjes sonë për ngjarje të tilla si Gara Vjetore e Ballkanit Perëndimor Vis Pre-Moot, ku studentët marrin më të mirën nga kurrikulat e tyre universitare dhe mprehin aftësitë e tyre avokuese. \" OEAK poashtu mbështet edukimin ligjor për studentët e drejtësisë përmes Akademisë së Arbitrazhit për studentë të interesuar në arbitrazhin tregtar, si dhe përmes publikimit të Revistes së Arbitrazhit.
Kujtim Kerveshi, Partner Menagjues i Zyrë Juridike Judex, sponzor i kësaj ngjarje vuri në dukje se ai dhe firma e tij \" mbështetë një numër të garave të studentëve universitarë të arbitrazhit dhe ndërmjetësimit komercial, veçanërisht ngjarje të tilla si Gara Vjetore e Ballkanit Perëndimor Vis Pre-Moot.
Një nga rezultatet e Pre-Moot është se rrit dukshmërinë e Kosovës në rajon, dhe thekson angazhimin për zhvillimin e një brezi të ri të rinjëve, profesionistëve ligjor të trajnuar në fushën e arbitrazhit tregtar. \" Në një përpjekje për të trajnuar juristët e rinj, JUDEX do të mbikqyr seancat dëgjimoret për të zgjedhur një student i cili do te kryej praktikën ligjore në këtë zyre ligjore.
Ngjarja e cila ka nisur me Ceremoninë e pritjes, do të vazhdojë me seancat dëgjimore të premten dhe të shtunën, dhe do të përfundojë me një ceremoni përmbyllëse të shtunën, ku Dekani i Universitetit të Prishtinës-Fakulteti i Drejtësisë do të shpallë skuadrën fituese.