18 Nëntor 2024

Kosova ofron mundësi investive në miniera, energjetikë e bujqësi

Londër, 24 shkurt - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi po merr pjesë në Forumit Investiv të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër.

”Jam pjesëmarrës i Forumit Investiv të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga banka BERZH në Londër. Për herë të parë në histori jemi 7 kryeministra që po flasim në një forum për mundësitë investive në rajon", theksoi Thaçi.

Kosova sipas tij ka shumë të ofrojë në miniera, energjetikë, bujqësi dhe tani pas fillimit të normalizimit të marrëdhënieve fqinjësore, edhe investitorët ndihen më të sigurtë në pejsazhin tonë politik dhe ligjor.

"Misioni im i ri është të korrim dividenda maksimale ekonomike nga puna që kemi bërë në stabilizim të situatës dhe shtetndërtim të suksesshëm'', ka shkruar kryeministri Thaci në facebook. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)