08 Nëntor 2024

Kosova nuk ka qasje në pronat e saj në Serbi

Prishtinë, 11 tetor - Mbi 180 prona të ndërmarrjeve shoqërore, të cilat administrohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, gjenden në territorin e ish - Jugosllavisë. Qasja në këto prona është e vështirë, meqë disa shtete ku gjenden ato nuk e pranojnë autoritetin e AKP-së.

Këtë, për Radion Evropa e Lirë, e pranon Petrit Gashi, drejtori Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ai thotë se ligji në bazë të te cilit vepron agjencia, obligon që të identifikohen dhe menaxhohen pronat që gjenden jashtë territorit të Kosovës.

“Ne i kemi identifikuar mbi 180 prona që janë asete të ndërmarrjeve shoqërore,shumica e tyre gjenden në territorin e ish-Jugosllavisë. Ne, legjislacioni na obligon që t’i menaxhojmë, t’i administrojmë, sikurse pronat e tjera që gjenden brenda territorit të Kosovës. Mirëpo, se sa ne arrijmë t’i administrojmë këto, varen se sa pranon autoritetin e agjencisë sonë shteti përkatës”, tha Gashi.

Sipas një dokumenti të publikuar në muajin mars nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, vetëm në territorin e Serbisë gjenden 110 prona të ndërmarrjeve shoqërore, në Mal të Zi 36, në Bosnjë dhe Hercegovinë 18, kurse prona të tjera gjenden në Kroaci, në Maqedoni dhe në Slloveni.

Prej tyre, 17 prona i takojnë kombinatit metalurgjik “Trepça”. 11 asete të këtij gjiganti gjenden në Serbi, 3 në Bosnjë Hercegovinë dhe 3 në Kroaci.

Por, menaxhimi i tyre deri më tash ka qenë i pamundur, thotë Gashi, për arsye se Beogradi zyrtar nuk njeh autoritetin e AKP-së.

Në Malin e Zi, ndërkaq, qasja në pronat e Kosovës është më e lehtë, thotë Gashi, duke theksuar se një numër nga to kanë kaluar në procesin e transformimit.

Në anën tjetër, ekspertë për çështje ekonomike theksojnë se kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë reciproke.

 
/Rel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)