18 Nëntor 2024

Kosova nuk e ndërron valuten euro

​Prishtinë, 18 qershor - Banka Qendrore e Republikës se Kosovës nuk është duke u përgatitur për ndërrimin e valutës euro. Kështu sqarojnë për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të departamentit për marrëdhënie më jashtë në BQK.
 
“Lidhur me çështjen e valutës, dëshirojmë të sqarojmë opinionin se nuk bëhet fjalë për ndonjë përgatitje për ndërrimin e valutës. Lajmet e plasuara ditëve të fundit janë një keqkuptim i fjalës së guvernatorit  në tryezën  e samitit në Budvë me temën e :“E Ardhmja Financiare e Rajonit”, ku në  kuadër të Panelit të Guvernatorëve, Guvernatori Bedri Hamza, ka mbajtur një fjalim lidhur më gjendjen dhe sfidat e sistemit financiar në Kosovë” kanë thënë në një përgjigje përmes postës elektronike zyrtarë të BQK-se.
 
“E vërteta qëndron se Kosova do të vazhdojë së shfrytëzuari valutën euro si valutë zyrtare dhe nuk ka ndonjë plan e as nevojë  për paraqitjen e një valute vendore”, thotë BQK dhe shton se “kjo zgjidhje i ka ofruar vendit një valutë stabile dhe me besim të lartë te qytetarët, gjë e cila ka siguruar stabilitet të lartë monetar e financiar”.

 

/REL/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)