15 Nëntor 2024

Kosova nga sot fillon me platformen e prokurimit elektronik

Prishtinë, 5 janar - Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) sot do të fillojë me platformën e prokurimit elektronik – Go live, FAZA I – pilot projekti.

Sistemi i prokurimit elektronik ofron përgatitje dhe administrim të sigurt, efikas dhe transparent të te gjithë dokumenteve që lidhen me procesin e tenderimit, duke mënjanuar formën e dorëzimit të dokumentacionit në letër dhe duke siguruar një rrjedhë të sigurt të të dhënave përgjatë gjithë procesi.

Ky sistem redukton ndjeshëm kohën e aplikimit, eliminon dokumentacionin e panevojshëm, lehtëson dhe standardizon njohjen me kushtet e tenderit, garanton fshehtësinë e ofertës, gjeneron raporte si dhe ruajtjen elektronike të tyre për kontrolle të mëvonshme duke pakësuar mundësin e devijimeve korruptive.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)