02 Nëntor 2024

Kosova nënshkruan marrëveshjen për Asistencën Makro-Financiare me BE

Prishtinë, 30 korrik - ​Ministria e Financave dhe Banka Qendrore e Kosovës kanë nënshkruar Marrëveshjen e Kredisë për Asistencën Makro-Financiare me Bashkimin Evropian, në vlerë prej 100 milionë euro.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministrja e Financave Hykmete Bajrami, zëvendës guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Sokol Havolli, dhe nga ana e Bashkimit Evropian është nënshkruar nga komisioneri për Ekonomi Paolo Gentiloni.

Kjo Marrëveshje ka ardhur si rezultat i hapjes së mundësisë së përfitimit nga kjo skemë e Bashkimit Evropian edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndihma makro-financiare jepet në ndërlidhje me ndihmën nga Fondi Monetar Ndërkombë​tar, i cili në prill të vitit 2020 miratoi Instrumentin e Financimit të Shpejtë për Kosovën, në vlerë prej 51.6 milionë EUR.

Kjo kredi do të ndihmojë në Planin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe në zbatimin e masave emergjente.

Një pjesë e disbursimit varet nga plotësimi i disa kritereve të cilat Qeveria e Kosovës është zotuar që ti realizojë me përpikëri pasi që të njëjtat i ndihmojnë përmirësimit të Administratës Publike në Kosovë dhe rritjes së Transparencës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)