16 Nëntor 2024

Kosova nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim zhvillimor me Gjermaninë

Prishtinë, 27 maj - Ministri i Financave Avdullah Hoti nesër do të pres në vizitë zyrtare Ministrin për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim të Republikës Federale të Gjermanisë Gerd Müller.  

Pas  takimit do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim Zhvillimor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.  

Ministri Avdullah Hoti dhe  Ministri Gerd Müller pas ceremonisë së nënshkrimit të Marrëveshjes, do të mbajnë edhe Konferencë për Media.

Po ashtu sot gjatë ditës Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ministri gjerman për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Gerd Muller, pas vizitës që do të kenë në shkollën  “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, do të marrin pjesë në Konferencën ekonomike me temën “Impulse për investime dhe punësim në Kosovë”.

Ministri Muller do të flasë për 15 vitet e bashkëpunimit gjerman për zhvillim në fushën e përkrahjes së ekonomisë dhe punësimit dhe për orientimin e ri strategjik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)