Kosova nënshkruan kredinë me BERZH për Fondin e Depozitave
Prishtinë, 22 dhjetor - Sot në Ndërtesën e Qeverisë do të bëhet ceremonia e nënshkrimit te Marrëveshjes ndërkombëtare të garancisë shtetërore për linjën e dytë kreditore ndaj Fondit për Sigurimin e Depozitave, ndërmjet Ministrisë së Financave, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Fondit për Sigurimin e Depozitave.
Marrëveshja ndërkombëtare për garancinë shtetërore për linjën e dytë kreditore do të nënshkruhet nga Ministri i Financave Avdullah Hoti, Drejtoresha e BERZH-it për Kosovë Elena Petrovska.
Ndërsa, Marrëveshja e huas ndërmjet BERZH-it dhe FSDK-së do të nënshkruhet nga Drejtoresha e Fondit për Sigurimin e Depozitave të Kosovës Violeta Arifi, dhe Drejtoresha e BERZH-it për Kosovë Elena Petrovska.