15 Janar 2025

Kosova në vendin e 98-të në raportin e BB-së për të Bërë Biznes

Prishtinë, 23 tetor - Për herë të parë që prej përfshirjes së Kosovës në raportin e Bankës Botërore “Të Bërit Biznes”, Kosova shënon progresin më të madh në rangimin e kësaj liste.

Në krahasim me vitin e kaluar, kur Kosova ishte në pozitën 117, këtë vit vendi ynë është listuar si vendi i 98-të për të bërit biznes nga 183 shtete të botës.

Pra, Kosova është ngritur plotë 19 pozita më lartë në raportin më kualitativ të indikatorëve në të bërit biznes, e cila u publikua para pak minutash nga Banka Botërore.

Gjatë vitit të fundit, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, duke e pasur si prioritet kyç përmirësimin e ambientit për të bërë biznes, ka drejtuar Task Forcën për reformat e të bërit biznes në Kosovë dhe ka koordinuar implementimin e reformave në përmirësimin e indikatorëve, të cilët dalin nga raporti i Bankës Botërore.

Gjatë kësaj periudhe, falë angazhimit të zëvendëskryeministres Kusari – Lila dhe punës së të gjithë akterëve të përfshirë në Task Forcë, janë hapur 26 qendra për regjistrim të biznesit “one-stop-shop” ku bizneset mund t’i kryejnë të gjitha shërbimet në një vend dhe të marrin numrin e regjistrimit të biznesit bashkë me numrin fiskal brenda ditës në një dokument të vetëm. Gjithashtu, janë ndërmarrë një mori reformash me qëllim të përmirësimit të ambientit për të bërë biznes.

“Kosova ka arritur progres në fillimin e biznesit duke eliminuar kërkesën për kapital fillestar, pagesën për regjistrim të biznesit, mbrojtja e investitorëve është forcuar dhe ka përshpejtuar dhe thjeshtësuar procesin për regjistrim të biznesit” – thuhet në raportin e të bërit biznes 2013.

Sipas raportit të Bankës Botërore, mbrojtja e investitorëve është ngritur për 74 pozita më lartë, duke e bërë ngritjen më të madhe krahasuar me indikatorët tjerë të këtij raporti. Ndërsa, progres është shënuar edhe në fillimin e biznesit nga renditja 168 sa ishte vitin e kaluar në 126 si dhe tregtia nëpërmes kufijve është ngritur 7 pozita më lartë.

Vlerësimi i këtij raporti bazohet në 11 indikatorë: fillimi i biznesit, marrja e lejes për ndërtim, sigurimi i energjisë elektrike, regjistrimi i pronës, marrja e kredisë, mbrojtja e investitorëve, pagesa e taksave, zbatimi i kontratave, zgjedhja e pamundësisë së borxhit, tregtia përmes kufjeve dhe punësimi i punëtorëve.

Me gjithë përkushtimin e zëvendëskryeministres Kusari – Lila, disa nga reformat e ndërmarra nuk janë marrë parasysh në këtë raport, posaçërisht në regjistrimin e biznesit ku MTI ka shkurtuar kohën dhe procedurat, por kjo nuk u pasqyrua në këtë raport.

Zëvendëskryeministrja Kusari – Lila do të adresoj këtë çështje sa më parë tek Banka Botërore, e cila nëse nuk ndikon në përmirësimin e rangimit këtë vit, të paktën të merret parasysh për vitin që vjen.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e përkushtuar të vazhdoj reformat në përmirësimin e ambientit më të favorshëm për të bërë biznes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)