17 Nëntor 2024

Kosova në krizë, politika pa strategji zhvillimore

Prishtinë, 19 shkurt - Rënia ekonomike, papunësia e madhe, varfëria e thellë dhe mungesa e një vizioni qeveritar për të dalë nga kjo gjendje, po i detyrojnë dhjetëra-mijëra qytetarë t’ia mësyjnë emigracionit, në përpjekje për të gjetur një perspektivë më të mirë.

Ekspertët e ekonomisë dhe përfaqësuesit e biznesit janë të pakënaqur me politikat e Qeverisë dhe bërjes së biznesit, si dhe mungesën e planit qeveritar për të dalë nga kriza dhe për të zhvilluar vendin.

Ekonomisti Xhemshit Duriqi thotë se të gjitha përvojat e pasluftës që i patëm me qeveritë tona kanë treguar se shumica e partive politike po e marrin pushtetin vetëm për t’i mbushur xhepat e vet dhe të familjarëve të tyre, që tashmë, sipas tij, janë bërë miliarderë në kurriz të qytetarëve.

Sipas Duriqit, në të njëjtën kohë spektri politik nuk e ka as edhe më të voglin vizion se si të zhvillohet ekonomikisht Kosova.


/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)