18 Nëntor 2024

Kosova mund të përfitojë nga Japonia në fushën e ekonomisë

Prishtinë, 14 gusht - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, priti të enjten anëtarin e Dhomës Përfaqësuese, president i Shoqatës së Miqësisë Japoni-Kosovë, Ryu Shionoya.
 
Ministri Hoxhaj e njoftoi z. Shionoya për progresin që po arrihet në Kosovë, si dhe për forcimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar.

Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Japonisë për Kosovën.

Ryu Shionoya, anëtar i Dhomës Përfaqësuese, president i Shoqatës së Miqësisë Japoni-Kosovë, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke konfirmuar mbështetjen e mëtutjeshme për Kosovën.

Hoxhaj dhe Shionoya vlerësuan lartë marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, duke shprehur vullnetin e dyanshëm për fuqizimin e mëtutjeshëm të raporteve dhe shkëmbimeve bilaterale.

Ministri Hoxhaj po ashtu theksoi se Kosova mund të përfitojë shumë nga Japonia në asistencë dhe ekonomi, si dhe në disa sektorë të IT-së, industrisë, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)