18 Nëntor 2024

Kosova merr pjesë në konferencën botërore të prokurimit publik

Dublin, 11 gusht - Nga data 14 deri 16 Gusht 2014, në kryeqytetin e Irlandës, Dublin do të mbahet Konferenca e gjashtë me radhë botërore për prokurim publik.

Është kjo konferenca e nivelit më të lartë nga fusha e prokurimit publik në  botë, e cila mbahet në çdo dy vite,  dhe në të cilën marrin pjesë ekspertët më të shquar botëror nga fusha e   prokurimit  publik.

Në punimet e kësaj konference do të jetë prezent edhe Kosova, e cila përfaqësohet nga eksperti me shquar kosovar në fushën e prokurimit publik  Dr. Sc. Ilaz  Duli, anëtar i Bordit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në agjendën e kësaj konference ndodhet edhe prezantimi i  Z. Duli, në temën: “Menaxhimi i kontratave sipas Ligjit për Prokurim Publik të Kosovës”. 

Do të jetë ky një rast mjaftë i mirëseardhur që para një audience aq të lartë, të paraqiten zhvillimit në sistemin e prokurimit publik të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)