Kosova merr mbështetje buxhetore prej 36.5 milionë euro
Financimi përbëhet nga 23 milionë euro në fonde grantesh nga Banka Botërore, të miratuara nga Drejtorët Ekzekutivë të saj më 3 maj 2012 dhe granteve shtesë prej rreth 13.5 milionë eurosh të ofruara nga donatorët bilateralë dhe multilateralë (Bashkimi Evropian, Republika e Çekisë, Danimarka, Estonia, Finlanda, Italia, Norvegjia, Suedia dhe Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës).
Ky operacion është aktiviteti më i madh i përbashkët financiar në Kosovë që ndihmon në kufizimin e kostos së transaksioneve për Qeverinë dhe 10 donatorët.
"Me Programin e Politikave Zhvillimore për Punësim të Qëndrueshëm (SEDPP), donatorët i kanë dhënë Qeverisë së Kosovës një shtysë të rëndësishme në sanimin e jo-balanceve makro-fiskale dhe për të kapërcyer disa prej pengesave kryesore për krijimin e punësimit të qëndrueshëm," tha Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën, Jan-Peter Olters, në ceremoninë e nënshkrimit.
"Kjo po ndihmon në zgjidhjen e potencialit zhvillimor socio-ekonomik dhe zbutjen e varfërisë," shtoi ai, "e që është jashtëzakonisht e rëndësishme në një vend me një nga shkallët më të larta të papunësisë dhe nivelin më të ulët të të ardhurave për kokë banori në Evropë."
Ministri i Financave Bedri Hamza ka thënë se duke pasur parasysh që financimi përbëhet nga 23 milionë euro në fonde grantesh nga Banka Botërore, të miratuara nga Drejtorët Ekzekutivë të saj më 3 maj 2012 dhe granteve shtesë prej rreth 13.5 milionë eurosh të ofruara nga donatorët bilateralë dhe multilateralë e konsideroj si një ndihme shume të madhe për Kosovën dhe me këtë rastë e falënderoj, Bankën Boterore, Bashkimin Evropian, Republikën e Çekisë, Danimarkën, Estonin, Finlandën, Italinë, Norvegjinë, Suedinë, Zvicrën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e ofruar.
"Njëkohësisht ky grant është granti më i madh i përbashkët i financiar në Kosovë që ndihmon në kufizimin e kostos së transaksioneve për Qeverinë dhe 10 donatorët tha ministri Hamza.
SEDPP mbështet një sërë reformash e politikave të cilat janë identifikuar si qenësore nga të gjithë donatorë pjesëmarrës për të mbështetur objektivat e promovimit të stabilitetit makroekonomik dhe krijimit të punësimit të qëndrueshëm.
Mbështetja është ndarë në dy operacione, e para nga të cilat është disbursuar në shumën 23.8 milionë euro në dhjetor 2011.
Në mënyrë specifike reformat e ndërmarra në kontekst të SEDPO-2 kanë përmirësuar klimën e investimeve për të adresuar pengesat për nisje dhe rritje të bizneseve, duke lehtësuar regjistrimin e bizneseve dhe duke përmirësuar qasjen në financa.
Po ashtu kanë fuqizuar prokurimin dhe menaxhimin e financave publike për të rritur transparencën dhe për të përmirësuar ekzekutimin buxhetor, zhvilluar strukturën e pagesës/gradimit në shërbimin civil, për të përmirësuar menaxhimin e listës së pagesave.
Njëheri kanë mbështetur institucionet e tregut të punës për të ofruar shërbime të përqendruara në personat e papunë dhe pranuesit e asistencës sociale dhe kanë rritur cilësinë dhe rëndësinë e institucioneve për arsim profesional për të rritur produktivitetin dhe për të reduktuar pasigurinë e punëdhënësve.
Agjenda e reformës së politikave ka gëzuar një pronësi të fuqishme nga ana e Qeverisë, si në ministri dhe në Bankën Qendrore të Kosovës. Komisioni Ndër-Ministror për Punësim të Qëndrueshëm ka koordinuar përpjekjet e përbashkëta të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Ministrisë së Financave, asaj të Punës dhe Mirëqenies Sociale; Arsimit dhe Teknologjisë dhe Administratës Publike. Lidershipi i Zëvendëskryeministrit në bashkërendimin e komitetit ndër-ministror ka qenë kyç për suksesin e programit.
SEDPO-2 është një pjesë e rëndësishme e Strategjisë së propozuar të Grupit të Bankës Botërore për Partneritet me Kosovë (CPS) t për periudhën 2012-15, e cila përqendrohet në rritje gjithëpërfshirëse dhe krijim
të vendeve të punës. Fondet do të sigurohen përderisa Qeveria ka implementuar reformat e dakorduara të politikave të fokusura në përmirësim të transparencës, menaxhimin buxhetor e fiskal dhe punësim të qëndrueshëm.