19 Nëntor 2024

Kosova me trend pozitiv të zhvillimit të sektorit financiar

Prishtinë, 20 janar - Komisioni Kombëtar për Stabilitet Financiar dhe Menaxhim të Krizës ka vlerësuar sot se sektori financiar vazhdon të ketë nivel të lartë të qëndrueshmërisë dhe trend pozitiv të zhvillimit, duke shërbyer si mbështetës i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik në vend.


Në takimin e sotëm të Komisionit Kombëtar, të formuar në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit për Bashkëpunimin në Fushën e Stabilitetit Financiar në mes të Ministrisë së Financave, Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Komisionit të Kuvendit për Buxhet dhe Financa, në përbërje: Ministri i Financave, Besim Beqaj, Guvernatori i BQK-së,  Bedri Hamza, dhe Kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës Safete Hadërgjonaj.
 

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Bedri Hamza, në cilësinë e kryesuesit të këtij Komisioni, ka njoftuar anëtarët e Komisionit lidhur me zhvillimet kryesore në sektorin financiar, të cilat tregojnë se ky sektor vazhdon të ketë nivel të lartë të qëndrueshmërisë dhe trend pozitiv të zhvillimit, duke shërbyer si mbështetës i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik në vend.

 
Ministri i Financave Besim Beqaj dhe Kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës Safete Hadërgjonaj u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit konform këtij Memorandumi, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit financiar në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)