16 Janar 2025

Kosova me strategji tre vjeçare për BERZH

Prishtinë, 14 janar - Guvernatori Gani Gërguri, ka pritur të hënën delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) të kryesuar nga Jean-Marc Peterschmitt, Drejtor Menaxhues për Evropën Qendrore dhe Jug Lindore.

Peterschmitt njoftoi Guvernatorin Gërguri rreth aktiviteteve lidhur me hartimin e strategjisë tri vjeçare të BERZH-it për Kosovën si dhe rreth fushave ku BERZH-i synon ti shtrijë  aktivitetin e vet në Kosovë.

Ndër fushat më të rëndësishme ku BERZH pritet të angazhohet në Kosovë janë  sektori financiar, energjetika dhe infrastruktura.

Kurse Guvernatori Gërguri falënderoi delegacionin e BERZH-it për vizitën dhe uroi për një bashkëpunim të frytshëm të Kosovës dhe këtij institucioni pas anëtarësimit të  plotë të Republikës së Kosovës në këtë  institucion pak kohë më parë.

Ndër të tjera, Guvernatori Gërguri paraqiti një pasqyrë të zhvillimeve ekonomike dhe në veçanti të sektorit financiar në Kosovë, duke nënvizuar nivelin e lartë të stabilitetit të sektorit financiar dhe të kontributit që ky sektor po jep për ekonominë e vendit.

Guvernatori ftoi BERZH-in për një involvim më gjithëpërfshirës në ekonominë e Kosovës me theks të veçantë në ofrimin e mundësive për qasje më të madhe në finanaca për sektorët më pak të bankarizuar të ekonomisë së vendit tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)