11 Maj 2024

Kosova me sistem të qëndrueshëm bankar

Prishtinë, 5 tetor - Guvernatorë të Bankave Qendrore nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Mali i Zi e Maqedonia, janë mbledhur të premten në Prishtinë për të diskutuar për të diskutuar për temën “Konkurrenca kundruall marrjes së rrezikut në sektorët bankar të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore”.

Guvernatori I Bankës Qendrore të Kosovës Gani Gerguri, ka thënë se nuk do ta rrezikojmë stabilitetin në sektorin banker për hirë të konkurrencës bankare. Ai këto komente i I bëri në një konferencë ndërkombëtare, ku morrën pjesë guvernatorë të bankave qendrore të vendeve të rajonit. 


Kurse Ministri i Financave Bedri hamza, ka deklauruar se në mënyrë që të përmirësojmë produktivitetin dhe të rrisim pjesëmarrjen e sektorit privat në ekonomi, institucionet tona kanë vazhduar me procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe publike, dhe ky process do të vazhdoj edhe më tutje duke tërhequr edhe investitorë me renome nga vendet e zhvilluara”.

Duke folur për krizën në Eurozonë, Hamza ka pohuar se përkundër zhvillimeve sistemi bankar në Kosovë ka vazhduar me aktivitetin e tij, duke qenë mbështetës mjaft serioz i rritjes ekonomike të Kosovës.

Guvernatori i bënkës Qendrore të Republikës së Kosvës, Gani Gerguri, ka deklaruar se cështja për të pasur një system banker efikas definitivisht nevojitet gjithashtu të ketë një ekonomi stabile dhe efikase në atë shtet.

“Ne sapo kemi përfunduar programin e vlerësimit të sektorit financiar nga BB dhe FMN. Vlerësimet, rezultatet dhe konkludimet e përgjithshme janë positive nga ky process. Unë besoj thellë se ekonomia e Kosovës veç sa ka filluar të vjelë benefitet e sistemit tonë bankar mirë të zhvilluar. Natyrisht, në cdo rritje e zhvillim ka edhe sfida të reja. Jemi të përgatitur që t’i përgjigjemi këtyre sfidave”.
Ndërkaq guvernatori I Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka deklaruar se rritja ekonomike mbetet përsëri në një territor pozitiv megjithëse nën potencialin e saj.

“Sipas vlerësimeve tona ajo do të jetë positive edhe në të ardhmen. Pritjet e operatorëve ekonomik dhe financiar për ecurinë e inflacionit mbetet të ankoruara pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë, dmth 3%”, ka pohuar ai.

Duke shtuar se qeveritë dhe bankat qendrore tona kanë qenë më të kujdeshshme për të përdorë instrument më të qëndrueshëm tradicional bë përshtatje me zhvillimet ekonomike në europë dhe në vendet tona në përgjithësi.

"Unë mendoj se kj oështë një vlerë e shtuar që mund të futet si eksperiencë edhe në vendet e tjera", ka pohuar ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)