18 Maj 2024

Kosova me sfidën ekonomike për BE

Prishtinë, 31 korrik - Kosova ka shumë sfida para vetes deri në anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Për të arritur më shpejt në Bashkimin Evropian duhet që të gjitha institucionet e Kosovës dhe ato që përkrahin ato të koordinohen dhe të kenë një synim të qartë për të bërë reforma në të gjitha fushat.

Për ta pasur një pasqyrë më të mirë se çfarë duhet të bëjë Kosova në rrugën e saj integruese, Universiteti i Prishtinës (UP), në kuadër të Programit Jean Monnet, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, të hënën ka organizuar seminar për çështjet e integrimeve evropiane me qëllim që gazetarët në Kosovë t’i rrisin njohuritë e tyre për çështjet e integrimeve evropiane, respektivisht marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Gjatë debatit është vlerësuar se është shumë e rëndësishme që Kosova të ecë me hapa të sigurt drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Pjesëmarrësit kanë vlerësuar se nuk do të ishte mirë që proceset integruese të përshpejtohen në atë masë saqë Kosova nuk do të mund t’i absorbonte politikat dhe kushtet që janë paraparë.

Seminari i parë ka për qëllim t’i shtojë njohuritë e gazetarëve për sfidat me të cilat ndeshet Kosova në aspektin e integrimit evropian. Ky seminar do t’u mundësojë gazetarëve ta analizojnë raportin e Kosovës me Ballkanin Perëndimor si dhe me Bashkimin Evropian.
Në këtë seminar janë diskutuar disa tema interesante rreth integrimit të Kosovës në BE.

Ndonëse nga fondet e Bashkimit Evropian të cilat janë ndarë për Kosovën në sfera të ndryshme, veçanërisht në fushën e arsimit, përfitimet janë të pakta nga këto fonde.

Profesori Gazmend Qorraj nga Programi Jean Monnet në Universitetin e Prishtinës gjatë ligjëratës së tij me gazetarë është shprehur se Kosova ka shumë sfida.

“Procesi i integrimit të Kosovës në BE nuk duhet të bëhet shpejt e shpejtë sepse ka para sfida të ndryshme me të cilat ballafaqohet Kosova, e cila është në rrugë të mirë të integrimit për në BE, por gjithsesi kjo duhet të vijë në harmoni me kriteret të cilat edhe caktohen nga Bashkimi Evropian”, ka theksuar ai. Profesori ka folur edhe për krizën financiare në BE, i cili ka theksuar se kriza vjen si pasojë e mungesës së produktivitetit.

Nga ana tjetër, Agim Demukaj nga Zyra e Bankës Botërore në Prishtinë, ka folur për krizën financiare të BE-së dhe ndikimin në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe marrëveshjet e Kosovës me BB dhe FMN. Ai ka deklaruar se Kosova shumë pak është e ndikuar nga kriza financiare e BE-së. Sipas tij, vendi ynë është duke u ballafaquar me mungesë të investimeve të huaja. Demukaj bëri të ditur se një prej shkaqeve të mungesës së investimeve të huaja është edhe çështja e legjislacionit.

Ndërsa edhe Alessandro Rotta nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka folur para gazetarëve lidhur me proceset e integrimit të Kosovës në BE dhe institucionet e BE-së, aktivitetin e tyre në Kosovë, raportet me institucionet etj. Gjatë debatit është diskutuar edhe nëpër sfidat që i kanë kaluar vendet e tjera të rajonit dhe rruga nëpër të cilën duhet të kalojë Kosova.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)