Kosova me rritje ekonomike ndër më të lartën në rajon
Beçiq, 12 qershor - Guvernatorët, Ministrat e Financave dhe drejtuesit e administratave tatimore të vendeve të rajonit janë mbledhur bashkë për dy ditë me radhë në Mal të Zi ku kanë diskutuar për problemet dhe sfidat me të cilat po përballën institucionet që ata drejtojnë në përgjithësi si dhe ekonomitë e vendeve të tyre në ve]anti.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza mori pjesë, duke qenë kështu njëri nga kontribuesit në debatin gjithpërfshirës dhe shumë aktual në samitin e ministrave të financave dhe guvernatorëve dhe të drejtuesve të Administratave Tatimore të rajonit që u mbajtë në Beçiq të Malit të Zi.
Temat boshte të samitit të sivjetëm të titulluar Stabiliteti financiar rajonal në rrethana të ndryshueshme globale, që u organizua nga Revista NIN në bashkëpunim dhe mbështetje të Ministrisë së Financave dhe të Bankës Qendrore të Malit të Zi dhe sponsorëve tjerë, e që u diskutuan nga panelistët guvernatorë të bankave qendrore të rajonit ishin si në vijim: Pasojat e mundshme të politikave të reja të FED-it dhe ECB-së mbi politikën monetare, normat e interesit dhe normat e këmbimit të valutave kombëtare në Ballkanin Perëndimor, Lehtësimi sasiorw në vendet e regjionit - Benefitet dhe kostot, Shkalla tejet e ulët e inflacionit arsye për të festuar apo shkak për shqetësim, Euro si monedhë - përparësitë dhe disavantazhet; E ardhmwja e Eurozonës dhe pasojat e mundshme për rajonin, Stres-testet dhe rreziku sistemik në sektorin bankar- tetë vite pas dështimit të Lehman Brothers, Mbikëqyrja bankare - parandalimi më i mirë se sa shërimi, si dhe modelet e reja të bashkëpunimit rajonal.
Në hapje të këtij Paneli, Guvernatori i Bankës Qëndrore të Malit të Zi Milojica Dakiq foli për ecurinë dhe zhvillimet që po e karakterizojnë sistemin bankar në vend, ai më këtë rast përmendi treguesit kryesorë të zhvillimeve, si sektorin real të ekonomisë, investimet e huaja si një komponent e rëndësishme që po ndihmojnë në qëndrueshmerinë e sistemit ekonomik.
Takimet e kësaj natyre në kuadër të këtij Samiti do të vazhdojnë që të jenë si një urë lidhëse e bashkëpunimit rajonal dhe në vazhdimësi do të kenë përkrahjen përveq të institucioneve tjera të vendit edhe të Bankës Qëndrore të Malit të Zi, tha ndër të tjera në fjalën e tij z.Dakiq.
Duke marrë pjesë në panelin diskutues të guvernatorëve çelësi i sfidave të politikës monetare dhe të mbikëqyrjes bankare në vitin 2016, Guvernatori Hamza ka falëndëruar organizatorët e Samitit për organizimin e shkëlqyerë duke u shprehur se takimet e këtij niveli dhe shtjellimi i temave që po debatohen përhërë janë në dobi të përgjithshme qoftë për pjesëmarrësit qoftë për vendet që po përfaqësohen në këtë ngjarje.
Duke folur për të arriturat e fundit të sektorit financiar dhe për përpjekjet që janë duke u bërë për të vazhduar progresin e arritur si dhe duke u ndërlidhur në temat e diskutimit dhe të bashkëbisedimit në këtë panel, Guvernatori Bedri Hamza ndër të tjera theksoi: Se në Kosovë kemi një rritje ekonomike ndër më të lartën në rajon,e cila silet mesatarisht, prej 3.8-4 %, e cila si rritje duket e lartë por për një ekonomi të vendit tonë bazuar në zhvillimin ekonomik të saj nuk mjafton.Ballafaqohemi me deficit të lartë tregtar,papunësia poashtu e lartë, investime të huaja jo të mjaftueshme.
Me tej Ai u përqendruar në Sistemin bankar në vend, i cili është i përbërë prej 10 bankave, prej tyre tetë me kapital të huaj dhe dy vendore, ndërkohë tri banka më të medha vijnë nga vendet e BE-së dhe kanë sjellë përvoja të mira të bankingut modern.
Sistemi është likuid, mirë i kapitalizuar, ka shënuar rezultate në kreditim duke shënuar ritje prej 9.7 % krahasuar me një vit më parë,6.3 % rritje të aseteve dhe mbi 4 % rritje të depozitave . Kemi rënie të vazhdueshme të normës së interesit në kredi e cila po i afrohet normave që i kanë vendet e rajonit.
Gjithnjë sipas Guvernatorit Hamza, Kosova renditet e para me shkallën më të ulët të kredive jopërformuese të cilat këtë vit kanë shënuar shifren e 5.6% e që janë një tregues i mirë i shëndetëshmërisë se sistemit.
Poashtu Guvernatori u shprehë se kreditimi mund të rritet edhe më tej por që i takon biznesit që të konkurkurojnë me plane të detajuara dhe plane të mira biznesi në mënyrë që të jenë atraktiv edhe për bankën përkatëse që do të ofron kredi.
Ndërsa duke u ndërlidhë me temën që kishte të bënte për perdorimin e euros në Kosovë dhe Malt të Zi, guvernatori potencoi përparesitë dhe kufizimet që si ekonomi e vendit kemi në këtë rast.
Ndër treguesit që e kufizojnë Kosovën në përdorimin dhe e instrumenteve monetare të caktuara të euros janë : pamundësia për të ndërhyrë në normën e interesit, ai shtoi se nuk kemi një normë bazë referente që bankat tjera kanë në politikat e tyre monetare, poashtu në stabilitetin e çmimeve nuk mund të ndërhyjmë.
Në pashmangshëm jemi në rrugetim drejtë eurozonës dhe do të mesojmë nga përvojat e vendeve tjera dhe besojmë fuqishëm se synim i vetëm i yni është që të jemi pjesë e Eurosistemit, do ti plotësojmë të gjitha kushtet dhe sfidat që dalin para në rrugëtimin tonë drejtë Eurozonës, tha Hamza.
I të njejtit mendim ishte edhe Guvernatori Malazez i cili tha se as ne dhe Kosova nuk kërkojmë benficione në këtë rrugëtim vetëm kërkojmë që të anëtarësohemi ngjashëm sikurse vendet tjera.
Ndërsa i pyetur në debatin rreth temës së shkallës së ulët të kredive me probleme që i ka Kosova, Guvernatori Hamza theksoi se si përparësi e një përformance të tillë është fakti se kemi të bëjmë me një sistem të ri bankar të ndërtuar mbi bazën e një bankingu bazuar në rregullativën moderne, ku spikatin bankat që ushtrojnë aktivitet në vend kanë sjellë përveç kapitalit të tyre monetar edhe përvojat dhe praktikat më të mira të bankingut modern.
Banka Qëndrore poashtu në vazhdimësi ka adaptu rregullativën moderne e cila bazohet në një përformancë dhe mbikëqyrje më konzervative e gjithsesi e bazuar në rrisk, këtu vlenë të pohohet se një rezultat ka shënuar edhe rritja e efikasitetit të gjykatave në ekzekutimin e lëndëve përmbarimore me anë të përmbaruesve privat.
Poashtu edhe bankat janë më të kujdesshme në vlerësimin e lëshimit të një kredie pa ua bazuar mirë në planin e biznesit të asaj kredie.
Që nga paraqitja e krizës, BQK ka realizuar në vazhdimësi stres testet duke u bazuar në shembujt e vendëve që kanë përjetuar krizën.Rol jashtëzakonisht të madh po luan edhe rregullativa dhe korniza ligjiore e përafruarë më atë të BE-së.
Sistemi bankar në vend ka marrë asistencë të vazhdueshme ndërkombetare e cila ka ndihmuar në ndërtimin e një mbikëqyrje të bazuar në rregullativë moderne dhe strikte.
Piku i kredive jopërformuese ka qënë diku në 8.7 % që ishte poashtu më i ulëti se i humica e vendeve të rajonit që përballën me një shifër dyshifrore të këtyre kredive.
Në debatin e Panelit të Guvernatorëve përveç nikoqirit Milojica Dakiq, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Bosnjë Hercegovinës si dhe Kroacisë dhe Sllovenisë.
Ndërkohë në ditën e parë të Samitit kanë zhvilluar sesionet e tyre edhe Paneli i Ministrave të Financave të Malit të Zi,Shqiperisë,Serbisë, Bosnje Hercegovinës ,Kosovës dhe përfaqësues edhe nga Kroacia.
Me këtë rast Ministri Hoti ka folur për zhvillimet dhe për hapat që ka ndërmarrë Ministria e Financave dhe Qeveria e Kosovës për krijimin e një ambienti dhe klime të mirë qoftë për biznesin vendas apo investitorët potencial.
Tema e dsikutuar në Panel ishte Qëndrueshmëria e financave publike pa sakrifikuar rritjen ekonomike, po ashtu të njëjtën ditë ka zhvilluar punimet edhe Paneli i Administratave Tatimore dhe Autoriteteve Tatimore të rajonit i titulluar: Reformimi i administratës tatimore dhe luftimi i ekonomisë së hirtë.
Samiti i Beçiçit është organizimi më i madh i Rajonit ku çdo vit pjesëmarrësit, akterët kryesorë të ekonomive të shteteve diskutojnë për sfidat me të cilat përballen vendet e tyre dhe shikojnë mundesitë ngritjes së përformancave që gjithsesi sjellin zhvillim për ekonomitë e vendeve respektive.