23 Dhjetor 2024

Kosova me qindra mijëra përfitues të skemave sociale e pensionale

Prishtinë, 18 shkurt - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e katërt (TM4) 2021.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë TM4 2021: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 895 familje me gjithsej 102 904 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 460 familje. 

Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 141 162 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 49 872 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 545 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 68 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 028 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 223 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 625 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 460 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18 903 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 662 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 293 përfitues; dhe nga skema për veteranët e luftës janë 36 804 përfitues. Ndërsa nga skema e viktimave civile janë 1 023 përfitues.

Gjatë këtij tremujori janë braktisur 4 fëmijë.

Për më shumë informata lidhur me “Statistikat e Mirëqenies Sociale 2021", vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/sociale/shendetesia-dhe-mireqenia-sociale

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)