24 Dhjetor 2024

Kosova me qindra mijëra përfitues te skemave pensionale e sociale

Prishtinë, 20 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies  Sociale” për TM1 2021.
 
Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga: skema e ndihmës sociale; skema e pensioneve bazë të moshës; skema e pensioneve kontributpaguese të moshës; skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara; skema e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik; skema për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme; skema për pensionet familjare; skema për pensionet invalidore; skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës; skema e pensioneve të Trepçës; skema e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës; skema e kompensimeve për personat e verbër; të dhënat për numrin e fëmijëve të braktisur etj.
 
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë periudhës TM1 2021, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 26 298 familje me gjithsej 105 296 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 405 familje.
 
Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 142 092 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 49 165 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 700 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 81 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 272 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 187 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 590 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 844 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 19 271 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 697 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 487 përfitues; nga skema për veteranët e luftës janë 38 280 përfitues; dhe nga skema e viktimave civile janë 902 përfitues.
 
Gjatë TM1 2021 janë braktisur 4 fëmijë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)