19 Nëntor 2024

Kosova me mbeturina të gjeneruar me 177 171 ton

Prishtinë, 24 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar  rezultatet e Anketës se Mbeturinave Industriale 2012.
Rezultatet e AMI 2012, tregojnë se nga industria përkatësisht nga sektorët e aktiviteteve vijuese janë: Minierat dhe Guroret (C); Industria e prodhimit (D); dhe Energjia elektrike (E); ku janë gjeneruar 412 704 ton mbeturina dhe 526 ton mbeturina të rrezikshme.

 

Rezultatet nga anketa një tregojnë se sasia më e madhe e mbeturinave të gjeneruar është në sektorin Miniera dhe Gurore me 177 171 ton ose 43%; (sektori C) e gjithsej sasisë së mbeturinave të gjeneruar (anketa një, 490 biznese të cilat janë përgjigjur në anketë). Kurse, nga sektori E janë gjeneruar 151 322 ton mbeturina ose 37%; ndërsa në sektorin D janë gjeneruar 82 936 ton mbeturina ose 20%.

 

Përpunimi i mbeturinave sipas llojit të industrisë tregon se sasia më e madhe e mbeturinave të deponuara ka qenë nga industria Miniera dhe Gurore, si dhe nga Energjia Elektrike, gazi, avulli dhe uji i nxehtë (E 40).

 

Ndërsa, rezultatet nga anketa dy tregojnë se sasia më e madhe e mbeturinave të gjeneruar ka qenë në sektorin e prodhimit (D) 1 258 ose 99%; nga gjithsej sasia e mbeturinave të gjeneruar (anketa dy, 215 biznese janë përgjigjur në anketë), ndërsa 1% e mbeturinave është gjeneruar nga sektori Miniera dhe Gurore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)