Kosova me fusnotë edhe në takimet e Bankës Botërore
Prishtinë, 26 tetor - Edhe pse Banka Botërore (BB) e ka pranuar Kosovën me emrin e saj zyrtar, në takimet rajonale vendi ynë do të detyrohet ta përdorë fusnotën.
Kështu, në takimin ministror për Strategjinë për Hulumtim dhe Zhvillim Rajonal të Ballkanit Perëndimor, e cila është bashkorganizuar nga Qeveria e Kroacisë, Komisioni Evropian dhe Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, Kosovës i është shtuar fusnota.
Menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Jan-Peter Olters, ka bërë me dije për gazetën Epoka e re se, edhe pse BB-ja e ka pranuar Kosovën me emrin e saj zyrtar, megjithatë, në të gjitha ngjarjet, në të cilat bashkorganizator është BE-ja (jo të gjithë anëtarët e të cilit institucion e kanë njohur Kosovën deri më sot), fusnota do të duhet të përdoret.
Siç e dini, Republika e Kosovës është anëtar i plotë i Grupit të Bankës Botërore dhe është referuar me emrin e saj të plotë dhe pa asnjë fusnotë në të gjitha publikimet, deklaratat për shtyp, si dhe ngjarje e tjera të Bankës Botërore, ka thënë ai