17 Nëntor 2024

Kosova me bilanc pozitiv të investimeve ndërkombëtare

Prishtinë, 7 janar -  Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar, ka njoftuar se Kosova vazhdon të regjistrojë bilanc pozitiv të pozicionit të investimeve ndërkombëtare (PIN) i cili në fund të tremujorit të tretë të vitit 2014, duke arritur vlerën prej 396.7 milionë euro. BQK-ja, ka njoftuar se në fund të tremujorit paraprak, kjo vlerë ishte 327.8 milionë euro.

“Krahasuar me tremujorin paraprak, asetet e jashtme kanë shënuar rritje për 184.2 milionë duke shënuar vlerën 4.29 miliardë euro. Kontribuuesit kryesor të rritjes së aseteve të jashtme kanë qenë kategoria e investimeve portofolio e cila kishte një rritje prej 73.1 milionë euro dhe kategoria e aseteve reservë e cila gjithashtu kishte një rritje në vlerë prej 53.7 milionë euro”, thuhet në raportin për statistikat e sektorit financiar të BQK-së.

Në anën tjetër edhe detyrimet ndërkombëtare kanë shënuar rritje në vlerë prej 115.4 milionë euro të cilat kanë shënuar vlerën 3.90 miliardë euro në fund të tremujorit të tretë të vitit 2014.

“Rritjes së detyrimeve të huaja më së shumti i ka kontribuuar rritja e investimeve të huaja direkte në Kosovë (rreth 84.8 milionë euro) dhe investimeve të tjera (rreth 30.6 milionë euro)”, thuhet në raportin për statistikat e sektorit financiar të BQK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)