Kosova me bilanc neto pozitiv të investimeve ndërkombëtare
Prishtinë, 1 prill - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se Kosova vazhdon të regjistrojë bilanc neto pozitiv të pozicionit të investimeve ndërkombëtare (PIN), i cili në fund të tremujorit të katërt të vitit 2013 ishte 387 milionë euro.
\"Krahasuar me tremujorin paraprak, asetet e jashtme kanë qëndruar pothuajse në të njëjtin nivel duke shënuar vlerën 4.08 miliardë euro. Në anën tjetër, detyrimet ndërkombëtare kanë shënuar një rritje prej 49.2 milionë euro, duke shënuar vlerën 3.70 miliardë euro në fund të vitit 2013\", thuhet në raportin e BQK-së, për statistikat për sektorin financiar për muajin shkurt 2014 dhe sektorin e jashtëm për tremujorin e katërt të vitit 2013.
Sipas raportit rritjes së detyrimeve të huaja më së shumti i ka kontribuar rritja e investimeve direkte në Kosovë (48.3 milion euro), pasuar nga rritja e investimeve tjera (18.0 milionë euro).