Kosova me 270 mijë të papunë
Prishtinë, 24 dhjetor - Gjatë vitit 2012 në qendrat e regjistrimit të paupnëve janë regjistrua 20 mijë e 559 punëkërkues të rinj ndërsa janë çregjistruar 89 mijë e 54 punëkërkues.
Në një konference për shtyp, ministri i MPMS-së Nenad Rashiq u shpreh se gjatë viti 2012 janë punësuar mbi 7 mijë e 100 qytetarë.
Kjo ministri në evidencat e saja i ka afërsisht 270 mijë të papunë në Kosovë kështu që nga krye objektivat për vitin 2013, është paraparë të jetë ulja e numrit të papunëve në Kosovë.
MPMS-ja, sikundër viteve tjera, edhe këtë vit, në bashkëpunim të ngushtë me UNDP-në, LUX-Devolopment-in, Zyrën e BE-së në Prishtinë, Bankën Botërore, Aleancën Kosovare të Biznesit, MBPZhR, komunat e partnerë tjerë, ka zhvilluar një sërë projektesh, ku në realizimin e këtyre projekteve janë angazhuar një numër i madh i punëkërkuesve.
Vetëm në projektin Punët Publike Kosova 2012, projekt ky i financuar nga BB dhe MPMS, që ka vlerën prej 3.3 milion eurove, janë realizuar, në komunat e Kosovës, 45 projekte në të cilat për një periudhë disamujore, nga zyrat komunale të punësimit janë përfshirë 2 mijë e 663 punëkërkues.
Gjithashtu në projektin e BE-së Kosova e bukur janë përfshirë, nga zyrat komunale të punësimit, 704 punëkërkues.
Në Berza e punësimit 2012, projekt ky që realizohet në bashkëpunim me AKB-në, janë përfshirë në procesin e trajnimeve dhe të punësimit 500 punëkërkues.
Numri i përgjithshëm i punëkërkuesve të rinj të përfshirë në projektet e përbashkëta me partnerët e MPMS-së për vitin 2012 ka qenë 4 mijë e 601 punëkërkues.