22 Mars 2023

Kosova me 1.773.971 banorë rezident

Prishtinë, 17 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikimin Disa Fakte mbi Mjedisin për vitin 2021-2022.

Publikimi Disa Fakte mbi Mjedisin synon të kontribuojë në krijimin e një informacioni të qëndrueshëm mbi gjendjen e mjedisit në Kosovë.

Ky publikim jep informacion rreth treguesve ekonomiko-socialë, treguesve të energjisë, të mbetjeve, të bujqësisë dhe pylltarisë, të transportit hekurudhor, treguesve të motit dhe cilësinë e ajrit.

Treguesit e elementeve të motit: në vitin 2021, numri më i madh i ditëve me të reshura ishte në janar (17 ditë), sa ishte edhe në vitin 2022 në muajt nëntor dhe dhjetor me nga 17 ditë.

Në vitin 2022, temperatura maksimale mesatare ishte në korrik (30.5°C), ndërsa temperatura mesatare më e ulët ishte në shkurt (-4.4°C).

Sipas këtij publikimi te treguesit ekonomiko-socialë: numri i përgjithshëm i popullsisë rezidente në Kosovë për vitin 2021 ishte 1.773.971 banorë.

Te treguesit e energjisë:  sasia e përgjithshme e energjisë në dispozicion për shfrytëzim në vitin 2021 ishte 2.813.51 ktoe. Sasia e thëngjillit në dispozicion për vitin 2021 ishte 1.564.15 ktoe.

Në vitin 2021, sasia e energjisë elektrike e gjeneruar nga era ishte 6.92 ktoe ose 11.28% më e vogël sesa në vitin e kaluar (2020). Sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në hidrocentrale për vitin 2021 (TM4) ishte 70.50 GWh.

Te treguesit e bujqësisë: gjithsej sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore në vitin 2021 ishte 420.326 hektarë, pjesa më e madhe i përket livadheve dhe kullosave (përfshirë tokën e përbashkët) 217.106,91 ha (51.9%). Tokë e punueshme – ara, në vitin 2021 ishte 188.374,71 ha (44.8%).

Te treguesit e pylltarisë: Pyjet gjetherënëse përfaqësojnë 90% të pyjeve të Kosovës dhe janë të dominuara nga dushqet dhe ahu. Kurse, pyjet halore mbulojnë rreth 7% të pyjeve dhe janë të dominuar nga pisha, bredhi dhe hermoqi.

Te treguesit e transportit hekurudhor: në vitin 2021, numri i pasagjerëve ishte 60 mijë. Sasia e mallrave të transportuara ishte 553 mijë ton..

Te treguesit e ajrit: bazuar në të dhënat e IHMK-së, gjatë viteve 2021 dhe 2022 kishte tejkalime të theksuara të pluhurit nÑ‘ formë PM10 dhe PM2.5, në disa lokalitete të vendit. Tejkalime tÑ‘ theksuara tÑ‘ Vlerave Kufitare (VK) kishte pothuajse në shumicën e stacioneve monitoruese, përveç nÑ‘ BrezovicÑ‘. Këto tejkalime ishin gjatë muajve: janar, shkurt, tetor, nëntor dhe dhjetor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)