15 Nëntor 2024

Kosova me 115, 868 punëkërkues të regjistruar

Prishtinë, 26 dhjetor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi në një konferencë për media ka prezantuar të arriturat e kësaj ministrie brenda një viti ku siç ka thënë ai ideja themelore ka qenë që të ndryshojnë imazhin e krejt kësaj ministrie që nga fillimi.

Abrashi ka theksuar se është bërë një punë e mirë dhe qeveria njihet për shumë gjëra, duke përmendur kështu me radhë sektorët në të cilët ka investuar kjo ministri gjatë periudhës vjeçare.

Sa i përket sektorit të punësimit ai ka përmendur funksionalizimin e sistemit të regjistrimit të punëkërkuesve sipas të cilit tani ka rreth 115, 868 punëkërkues të regjistruar  prejt tyre janë 50, 666 femra.

Po ashtu sipas tij nga 4188 biznese të regjistruara janë identifikuara dikur rreth 12, 762 vende të lira pune.

"Gjatë këtij viti mbi 15 mijë persona janë punësuar përmes skemave të ndryshme të punësimit", ka theksuara Abrashi.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Abrashi janë edhe mbi 12 mijë vende të lira të punës e që sipas tij do të punohet sa më shumë që të rritet ky numër.

Njëra nga të arriturat e ministrisë së tij është edhe aftësimet Profesionale ku siç ka përmendur ai ndërtimin e Qendrës së Aftësimit Profesional në Gjakovë, trajnime për ndërmarrësi në Prishtinë, Prizren, Gjilan, aftësim dhe përkrahje në formë grantesh Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Graqanicë, Mitrovicë, Leposaviq, Vushtrri dhe Gjilan;, etj.

Abrashti ka vequar të arritur edhe rritjen e pagesës për asistencë sociale për 25%, për rreth 26.000 familje, që ka ngritur pragun mes 40-120 euro sa ishte, në 50-150 eur sa është tash.

Ai ka theksuar se për herë të parë ka filluar licencimi i ofruesve të shërbimeve sociale ku janë licencuar 733 ofrues publikë dhe privatë të shërbimeve sociale;

Në shumën prej 100.00 EUR për muaj, janë përkrahur 2,750 familje, që kanë fëmije me aftësi të kufizuara, ndërsa në shumën prej 150 EUR për muaj, janë përkrahur 108 fëmijë të strehuar jashtë familjeve të tyre;

MPMS ka ndihmuar 243 familje me nga 100.00 EUR dhe 49 familje me nga 150 - 300 EUR si ndihmë emergjente për situatë të jashtëzakonshme;

Po ashtu sipas Abrashit është bërë subvencionimi i energjisë elektrike për përfitues të skemës së ndihmës sociale dhe familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës,  janë subvencionuar 22.669 familje nga Skema e  Ndihmës Sociale dhe 11.368 Familje të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës. Në total 34.037 familje me nga 130 EUR në vit.

Sa i përket investimeve ai ka përmendur ndërtimin e shtëpisë për komunitete në Novobërdë, Qendrën për Aftësime Profesionale Gjakove, Zyrës Komunale të Punësimit Suharekë, Qendrën Rajonale të Punësimit Mitrovicë si dhe renovime të objekteve për përkujdesje në Gjilan, Kamenicë, Ferizaj, Vushtrri, Shtime, Prishtinë.

Si sfidë për MPMS, Abrashi ka thënë se mbetet zbatimi i ligjit të punës pasi që siç ka potencuar ai ministria ka mungesë të theksuar të numrit të inspektorëve në terren.

Sfidë tjeter po ashtu sipas tij mbetet ende edhe pushimi i lehonisë që edhe kjo do të ndryshojë me ndryshimin e ligjit.

Sa i përket asaj se shumica e të punësuarve në Kosovë në vazhdimësi kanë kontrata afatshkurtra, Abrashi tha se kjo do të ndryshojë me plotësimin dhe ndryshimin e ligjit, ku kompanitë do të jenë obliguara t'i japin kontratë të përhershme një punëtori pas 3 viteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)