23 Dhjetor 2024

Kosova konsiderohet si vend i përshtatshëm për të investuar

Prishtinë, 4 nëntor - Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga Delegacioni i Ambasadës së Finalndës në përbërje me Janne Sykko - Këshilltar Tregtar për Regjionin e Ballkanit, Sargit Salakari - Zëvendës Shefe e Misionit dhe Jehona Ademaj Sejdiu - Këshilltare e lartë.

Gjatë këtij takimi i diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes bizneseve të Kosovës dhe atyre të Finlandës, sektorët më me potencial e investimet e mundshme që mund të realizohen.

Sykko vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e OAK-së, dhe theksoi që promovimi i bizneseve tona për bashkëpunime reciproke tregtare është tejet i rëndësishëm.

Tutje,  Sykko theksoi që Kosova mund të konsiderohet si vend i përshtatshëm për të investuar, pasi që ka tatim të ulët në fitim, lokacion të përshtatshëm, popullatë të re dhe ka valutën Euro, gjë që lehtëson bashkëpunimin me vendet e Evropës.

Palët u dakorduan që të bashkëpunojnë në çështjet me interes të përbashkët!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)