16 Nëntor 2024

Kosova kërkon mbështetjen e BERZH-it

Prishtinë, 1 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Phil Bennett, me të cilin bisedoi për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe hapat që po ndërmerr Qeveria në këtë drejtim.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi z. Bennett për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në krijimin e kushteve më të mira për investitorët e huaj, për reformat fiskale dhe refomat e përgjithshme në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në Kosovë.

Kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit dhe njëkohësisht ka kërkuar mbështetjen e BERZH-it në shumë fusha të zhvillimit ekonomik, duke përfshirë sektorin privat dhe atë publik, të cilat do të kenë ndikim në hapjen e vendeve të punës dhe rritjen e mirëqenies sociale për qytetarët e Kosovës.

Kryeministri Mustafa falënderoi BERZH-in për përkrahjen e projekteve konkrete në Kosovë, në infrastrukturë si dhe në mbështetjen e iniciativave biznesore.

Zëvendëspresidenti i BERZH-it, Phil Bennett, e falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen, duke vlerësuar lartë progresin që po arrihet në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Bennett foli edhe për projektet e BERZH-it dhe përkrahjen e mëtutjeshme që mund të ofrojë për Kosovën.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)