16 Nëntor 2024

Kosova kalon pragun e vlerësimit të MCC-së

Prishtinë, 6 nëntor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mirëpret njoftimin e agjencisë amerikane Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (Millenium Challenge Corporation - MCC) se Kosova ka kaluar pragun për t’u kualifikuar për asistencë nga kjo agjenci.

Ky është një moment i rëndësishëm për Kosovën, që demonstron progres të theksuar në performancën e politikave si liritë ekonomike, qeverisja e drejtë dhe demokratike dhe investimi në qytetarët e saj.

Presidentja Jahjaga theksoi se rezultatet e MCC-së njohin angazhimin e Kosovës për të përmirësuar politikat në shumë fusha, veçanërisht në adresimin e korrupsionit. Sipas ‘Treguesve Botëror të Qeverisjes’ të Bankës Botërore, Kosova këtë vit ka përmirësuar kontrollin e korrupsionit për 16% krahasuar me vitin e kaluar.

Rezultatet e publikuara sot vijnë pas një pune intensive të Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, që ka udhëhequr përpjekjet që nga muaji shkurt për të përmirësuar performancën në indikatorë, në bashkëpunim me një numër ministrive, institucioneve të Kosovës dhe agjencive të specializuara të OKB-së që veprojnë në Kosovë.

Kalimi i pragut të indikatorëve është komponenti më i rëndësishme në procesin e përzgjedhjes se cilat shtete marrin fonde për zhvillim nga MCC.

Zyra e Presidentes do të vazhdojë përpjekjet për kualifikimin e Kosovës për programin e asistencës, deri në vendimin përfundimtar i cili do të merret në dhjetor të këtij viti në takimin e Bordit të MCC-së, që udhëhiqet nga sekretari amerikan i Shtetit John Kerry.

MCC është një agjenci qeveritare amerikane e asistencës së jashtme e themeluar nga Kongresi në vitin 2004.

Përzgjedhja e shteteve që përfitojnë nga asistenca e MCC-së bazohet në një proces rigoroz që mat progresin e arritur në 20 indikatorë të pavarur dhe objektivë, në fushat si liritë ekonomike, të drejtat demokratike, kontrolli i korrupsionit, sundimi i ligjit, qeverisja e mirë dhe investimit në njerëz.

Shumica e të dhënave që merren në përpilimin e indikatorëve janë të siguruara nga agjencitë e specializuara të OKB-së dhe organizatat e pavarura.

Në disa indikatorë, siç rasti me të dhënat e mbledhura nga UNESCO, nuk është matur performanca e indikatorëve për arsye se Kosova nuk është anëtare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)