Kosova ka vazhduar me ritmet e saja pozitive të rritjes ekonomike
Prishtinë, 21 maj - Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Ramadan Avdiu ka pritur sot në vizitë drejtorin ekzekutiv në Bankën Botërore Gino Alzetta, i cili njëherit e përfaqëson Kosovën në konsitituencën në Bankën Botërore , të udhëhequr nga Belgjika.
Zëvendësministri Avdiu duke falënderuar Alzetta , për përkrahjen e deritanishme dhe përfaqësimin e Kosovës dhe interesave të saja në Grupin e Bankës Botërore, shprehi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me gjithë anëtarët e Konstituencës, duke llogaritur në vazhdimin e përkrahjes edhe të Alzetta .
Unë jam njoftuar për procesin e negociatave për Konstituencën e re dhe ne, ashtu sikur deri tani, do të jemi aktiv për tu siguruar se interesat tona janë mirë të përfaqësuara edhe në të ardhmen tha Avdiu.
Gjatë takimit zëvendësministri Ramadan Avdiu njoftoi Alazetta për zhvillimet e fundit ekonomike dhe fiskale dhe për pritjet në periudhën afatmesme.
Në anën tjetër , drejtori ekzekutiv në Bankën Botërore z. Gino Alzetta, u shpreh shumë i kënaqur dhe krenar që përfaqëson Kosovën në Bordin e Bankës Botërore dhe gjithashtu u shpreh i impresionuar me ecuritë ekonomike në vend, ku përkundër krizës së Eurozonës, Ekonomia e Kosovës ka vazhduar me ritmet e saja pozitive të rritjes, rritje e cila është më e madhja në rajon.
Gjithashtu është impresionues fakti që Kosova është ndër vendet e rralla me nivel shumë të ulët të borxhit publik, ku niveli i këtij borxhi ndaj GDP-së është në rreth 8% tha Alzetta.
Ai edhe një herë shprehi mbështetjen e Bankës botërore, në veçanti në fushën e energjetikës e cila do të gjenerojë zhvillim ekonomik dhe vende të reja të punës.