23 Dhjetor 2024

Kosova ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike prej 10 për qind

Prishtinë, 31 dhjetor - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka mbajtur sot konferencën e fundvitit ku ka prezantuar punën e Ministrisë gjatë vitit 2021.

Gjatë konferencës, Murati deklaroi që me të marrë detyrën, MFPT ishte në një situatë kaotike me shumë borxhe të trashëguara dhe kontrata të dëmshme.

Për të dalur nga kjo situatë sipas tij është dashur që së pari të bëhet skanimi i gjendjes, të identifikohen shkeljet dhe më pas këto shkelje të përcillen tek organet e rendit.

"Situata globale pandemike, inflacioni dhe kriza energjetike u konsideruan nga Ministri Murati si tri krizat me të cilat po përballet Qeveria", ka shtuar Murati me tutje.

Si rezultat, MFPT në vazhdimësi ka qenë në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë për sigurimin e vaksinave, barnave esenciale dhe ndihmën ndaj punëtorëve shëndetësor, por gjithashtu edhe zbatimin e masave për të përballuar situatën pandemike në mënyrën më të lehtë të mundshme.

Më tutje, për ti bërë ballë fenomenit global të inflacionit ishin zbatimi i pensioneve shtesë në vlerë 100 euro për muajin nëntor, si dhe dyfishimi i skemave sociale për muajt nëntor dhe dhjetor.

Sa i përket krizës energjetike, Qeveria ka ndërhyrë me dy vendime të ndryshme në vlerë 40 milionë euro duke shtuar kështu likuiditetin e nevojshëm për ta adresuar nevojën e lartë për import.

Ai ka thënë së pavarësisht të gjitha sfidave, gjatë këtij viti vendi ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike, e cila deri në fund të vitit pritet të ketë rritje reale prej 10%.

Kjo rritje ekonomike sipas ministrit Murati reflektohet edhe me rritjen e qarkullimit të bizneseve e ku në krahasim me vitin 2020 është 33%, ndërsa në krahasim me vitin 2019 është 23%.

"Rritja ekonomike gjithashtu ka ndikuar edhe në hapjen e vendeve të reja të punës ku në krahasim me periudhën shtator 2020 janë krijuar mbi 24 mijë vende të reja pune, ndërsa në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 kemi rritje prej afro 45 mijë vende pune", ka thënë ai.

Në fund, Ministri Murati theksoi se gjatë vitit të ardhshëm Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve e presin shumë sfida, siç janë reforma e sistemit social e pensional, si dhe zbatimi i projekteve të shumta zhvillimore të cilat drejtpërdrejtë përkojnë me Planin Qeverisës 2021-2024.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)