16 Janar 2025

Kosova ka rreth 150 mijë qytetarë që kurrë s'kanë qenë të punësuar

Prishtinë, 8 janar - Sipas të dhënave te Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në Kosovë janë rreth 150 mijë qytetarë që kurrë nuk kanë qenë të punësuar.

Shumica e personave që nuk kanë punuar më parë janë meshkujt të moshës nën 35 vjeç.

Pjesa më e madhe e tyre që nuk kanë marrë rrogë asnjëherë janë me shkollë të mesme të lartë.

Nuk mungojnë as personat me shkollim parauniversitar dhe me doktoratë që nuk kanë punuar kurrë më parë.

Por të papunët në Kosovë e nisin vitin e ri 2013 pa asnjë fije shprese, përkundrazi lufta e tyre për mbijetesë duket se po bëhet çdo ditë më e vështirë.

Ndër këta persona është edhe Ardian. H. “Gjersa kam kryer shkollimin më ka mbajt baba e nuk kam pas nevojë për punë. Tash u bë një vit që nuk po arrij të gjej punë, edhe pse kam përfunduar shkollimin master”, thotë ai.

Ekspertët e ekonomisë thonë se ky grup i të papunëve që nuk kanë punuar kurrë janë shtresë e të papunëve të dëshpëruar që as që kërkojnë punë.

Të dhënat zyrtare të qeverisë së Kosovës tregojnë se vetëm në vitin 2012 janë regjistruar rreth 20 mijë e 500 punëkërkues të rinj. Zyrtarët e Ministrisë së Punës thonë se 7 mijë prej tyre janë punësuar vetëm nëpërmjet projekteve të ndryshme. 

Përveç numrit të lartë të të papunëve, një sfidë tjetër për institucionet e Kosovës është numri i madh i familjeve, të cilat kërkojnë asistencë sociale.

Aktualisht janë rreth 31 mijë familje, të cilët marrin çdo muaj parà nga buxheti i shtetit, nga 40 deri në 80 euro në muaj.

Qeveria këtë vit ka larguar rreth 3 mijë familje nga skema sociale, sepse ka evidentuar se nuk i plotësojnë kriteret.

Në raste të tilla, një familje largohet nga skema sociale edhe kur një anëtar i familjes punësohet për vetëm dy ose katër ditë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)