16 Janar 2025

Kosova ka qëndrueshmëri financiare

Prishtinë, 19, dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë prezantimit të raportit financiar të Bankës Qendrore të Kosovës u shpreh se pavarësisht ndikimit të krizës globale, Kosova ka arritur të ruajë qëndrueshmërinë makroekonomike dhe financiare.

"Qasja dhe angazhimi i gjithëmbarshëm i institucioneve të Republikës së Kosovës me përgjegjësi dhe seriozitet po vazhdon të dëshmohet me konsolidimin e marrëdhënieve me institucionet financiare ndërkombëtare, dhe në këtë mes marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar është e një rëndësie të veçantë për sistemin tonë ekonomik e financiar.

Anëtarësimi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është një e arritur tjetër e rëndësishme, e cila krahas anëtarësimit në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, do të ndihmojë në nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit tonë dhe zhvillimin komplementar me vendet e rajonit", u shpreh Jahjaga.

Sipas presidentes gjatë kësaj periudhe, me gjithë përballjen me vështirësitë e shkaktuara nga kriza ekonomike globale, Republika e Kosovës ka arritur të ruaje stabilitetin makroekonomik.

Jahjaga premtoi vazhdimin e reformave për forcimin e rendit dhe të ligjit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ekonomisë joformale.

Ndërsa Guvernatori i Bankës qendrore, Gani Gërguri u shpreh se Kosova ka qëndrueshmëri financiare, që dëshmon se sistemi financiar jo vetëm që ka aftësi për të mbajtur vetveten por edhe për të mbështetur sektorët tjerë të ekonomisë.

Sipas tij ekonomia globale, veçmas ajo e eurozonës është karakterizuar me performansë të dobët, duke rritur rrezikun e sektorit financiar.

Sipas raportit të tretë financiar të BQK-së, rritja reale ekonomike gjatë këtij viti parashihet të jetë nën 4 për qind.

Gjatë periudhës janar-qershor shpenzimet qeveritare u rritën për 18 për qind, eksporti pësoi rënie mbi 18 për qind dhe deficiti tregtar u rrit për 6.4 për qind, dërgesat e emigrantëve u zvogëluan për 0.7 për qind, kurse investimet e huaja direkte mbi 53 për qind.

Në prezantimin e raportit ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)