Kosova ka një sistem stabil, të sigurt dhe të shëndoshë financiar
Prishtinë, 10 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot ushtruesin e detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Gani Gërguri dhe zëvendësguvernatorin, Nexhat Kryeziu.
Gërguri e njoftoi Presidentin Pacolli për gjendjen në Bankën Qendrore të Kosovës, punën që bën ky institucion, rezultatet e arritura, por edhe sfidat që e presin në të ardhmen.
Ai tha se Kosova ka një sistem stabil, të sigurt dhe të shëndoshë financiar.
Presidenti Pacolli vuri theksin tek projektet e së ardhmes, duke pasur gjithnjë synim zhvillimin e vendit dhe integrimin e tij sa më të shpejtë në institucione dhe struktura ndërkombëtare.
Ai tha se zhvillimi ekonomik, prosperiteti i vendit, është rruga më e mirë edhe për përparimin e vendit edhe për integrimin e Kosovës në familjen e madhe evropiane.