22 Dhjetor 2024

Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në mjedisin e të bërit biznes

Prishtinë, 21 prill - Në Forumin Ekonomik Kosovë - Austri të mbajtur sot,  mes shumë të pranishmëve, kryeministri Kurti fillimisht falënderoi Ambasadën e Austrisë në Kosovë për këtë organizim, derisa shtoi se  është kënaqësi të shohim se si kompanitë austriake interesohen për ato në Kosovë. Republika e Kosovës është falënderuese për mbështetjen e Austrisë në shumë fusha, tha ai.

Sipas raporti të Bankës Botërore të të bërit biznes Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në lehtësimin e procedurave për bizneset dhe të bërit biznes, ndërkaq sipas raportit më të ri të Freedom House, Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka shënuar përmirësim të rezultatit të demokracisë, veçoi kryeministri Kurti.

“’Nëse keni qenë hezitues deri tani për të bërë biznes në Kosovë, mund t’ju siguroj se disa prej faktorëve kryesor kanë ndryshuar dhe janë duke u reformuar për t’u bërë sa më miqësor me bizneset” tha ai.

Duke folur për jetën, veprën dhe kontributin e inxhinierit të njohur austriak me prejardhje shqiptare, Karl Gega, kryeministri Kurti shfrytëzoi mundësinë që ta ftojë qeverinë e Austrisë që së bashku me kompanitë austriake të mbështesin projektet tona në sektorin e infrastrukturës, duke përfshirë këtu hekurudhat.  Ai tha se për projektet tona, sikurse ai për hekurudhën Prizren-Durrës na duhet mbështetje teknike nga inxhinier si i famshmi Karg Gega,  me ç’rast pse mos ta emërtojmë hekurudhën Prizren-Durrës, “Hekurudha Karl Gega”?

Përgjatë sesioneve të ndryshme të mbajtura në këtë ngjarje,  u paraqitën me nga një fjalë rasti ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari si dhe përmes një videomesazhi, ministrja e Ekonomisë dhe Digjitalizimit, Margarete Schrambock, përfaqësues biznesesh, oda të ndryshme ekonomike nga të dyja vendet, ndërsa pjesëmarrësit patën mundësi që përmes parashtrimit të pyetjeve të paraqesin kërkesat e ndryshme lidhur me mundësitë e përmirësimit të kushteve të të bërit biznes. Forumi Ekonomik Kosovë - Austri i vazhdon punimet gjatë gjithë ditës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)