15 Nëntor 2024

Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në krijimin e ambientit biznesor

Prishtinë, 3 maj -  Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zekën, me të cilin bisedoi për krijimin e ambientit sa më të përshtatshëm për bizneset në Kosovë.

Presidenti Thaçi u shpreh se nënshkrimi dhe hyrja në fuqi e MSA-së, si dhe plotësimi i kritereve strikte për t’u bërë kandidat i “Millenium Challange Corporation” të Kongresit Amerikan, paraqesin dy konfirmime të fuqishme se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në krijimin e ambientit sa më të mirë për bizneset në Kosovë.

“Kemi punuar në krijimin e një infrastrukture teknike e ligjore sa më të favorshme për biznesin”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se “tani është koha që të shfrytëzohen këto rrethana të volitshme”.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i OEA-s, Arian Zeka, u shpreh i inkurajuar me faktin që presidenti Thaçi qysh në fillim të mandatit e ka vënë në theks rëndësinë e zhvillimit ekonomik dhe të sundimit të ligjit.

“Zhvillimi i vendit dhe krijimi i klimës sa më të favorshme për investitorët e huaj duhet të jetë prioritet i të gjithë neve”, përfundoi presidenti Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)