Kosova ka arritur progres të kënaqshëm në Menaxhimin e Financave Publike
Prishtinë, 23 shtator - Ministria e Financave ka mbajtur sot takimin e Dialogut të Politikave të Menaxhimit të Financave Publike (MFP), ku të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësuesit e institucioneve të Qeverisë së Kosovës, përfaqësuesit e Komisionit Evropian, partnerët tjerë ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me të cilët diskutuan për progresin por edhe sfidat në zbatimin e Strategjisë së Reformës sÑ Menaxhimit tÑ Financave Publike (SRMFP) 2016-2020.
Në këtë takim, i cili kryesohej nga zëvendësministri i Financave Fatmir Gashi, u diskutua për Raportin gjatëmujorë për vitin 2019 të Progresit të Implementimit të Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike (MFP) 2016 – 2020, ku nga të pranishmit u cilësua si një e arritur, sidomos fushat në auditimin e jashtëm dhe atë të brendshëm.
Sipas zëvendësministrit Fatmir Gashi, si pjesë e suksesit të Kosovës në reformat e ndërmarra në fushën e Menaxhimiit të Financave Publike, është edhe dialogu i vazhdueshëm me të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces.
“Jam thellësisht i bindur që ky bashkëpunim do të vazhdoj dhe zhvillohet edhe më tej. Menaxhimi i Financave Publike ka përkushtimin maksimal të Qeverisë se Republikës se Kosovës, në krijimin e një sistemi modern dhe transparent të MFP-së në harmoni me standardet dhe principet ndërkombëtare” shtoi zëvendësministri Gashi.
Ai më këtë rast gjithashtu falënderoj partnerët zhvillimor të Qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë Komisionin Evropian, për mbështetjen e vazhdueshme të reformave që janë duke u zbatuar me sukses, si dhe falënderoi gjithë stafin profesional që janë të angazhuar në zbatimin e Strategjisë, të cilët sipas tij janë akterët kryesorë të cilët kanë ndikuar në zbatimin e suksesshëm të kësaj Strategjie.
Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Naim Baftiu njëherit edhe kryesues i Grupit Koordinues për MFP theksoi se Bazuare në Marrëveshjen e Financimit IPA 2018, Pjesa II në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, kemi përgatitur Raportin vjetor për zbatimin e 8 Indikatorëve Variabil nga fusha e MFP.
“Raporti vlerëson se që të 8 indikatorët kanë arritur vlerat e dakorduara me Komisionin Evropian. Nisur nga marrëveshja, ku secili nga 8 indikatorët kap peshën prej 12.5% apo në vlerë prej 625,000 Euro të shumës totale të Këstit variabil në vitin 2018, presim që nga SBS gjatë vitit 2019 të pranojmë 5 milion euro mbështetje Buxhetore Sektoriale (SBS) si transhi i parë variabil për fushën e MFP. Presim që këto vlerësime të konfirmohen edhe nga ekspertët e pavarur të BE-së”, shtoi z.Baftiu.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e Komisionit Evropian vlerësuan angazhimin e institucioneve publike për zbatimin e Strategjisë së Reformës sÑ Menaxhimit tÑ Financave Publike (SRMFP) 2016-2020, me theks të veçantë në fushën e aludimit të brendshëm dhe ati të jashtëm, por edhe në sektorë të tjerë në menaxhimin e financave publike.