19 Nëntor 2024

Kosova ka 1.5 miliard euro borxhe të jashtme

Prishtinë, 30 shtator - Borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, i cili përfshinë borxhin privat dhe borxhin publik, sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në fund të qershorit 2013 arriti vlerën 1.5 miliard euro, 9 për qind më i lartë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

 

Borxhi publik ka një pjesëmarrje të ulët në gjithsej borxhin e jashtëm bruto, (394.8 milionë euro apo 26 për qind e borxhit të jashtëm bruto.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i qeverisë i cili në fund të qershorit 2013 ishte 331.1 milionë euro. Rritja e borxhit qeveritar kryesisht i atribuohet kredisë nga FMN-ja në kuadër të programit “Stand-By” që Kosova ka me FMN-në.

“Borxhi i sektorit privat, i cili në fund të qershorit 2013 shënoi vlerën prej 1.1 miliardë euro, përbën 74 për qind të borxhit të jashtëm bruto të Kosovës. Pjesa më e madhe e borxhit privat është në formë të kredive ndërmjet kompanive që janë në relacion të investimeve të huaja direkte (612.4 milion euro) e pasuar nga huamarrjet e bankave komerciale (183 milionë euro)”, thuhet në njoftimin e BQK-së rreth statistikave për sektorit të jashtëm .

“Sektorët e tjerë të ekonomisë (institucionet financiare jobankare, korporatat jofinanciare, organizatat joqeveritare dhe ekonomitë familjare), në fund të tremujorin e parë të vitit 2013 kanë pasur një borxh bruto prej 324.1 milionë euro”.

Në këto sipas BQK-së kategori dominojnë kreditë tregtare të kompanive kosovare importuese të mallrave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)