Kosova i bashkohet Fondit të Inovacionit për Ndërmarrje - ENIF
Prishtinë, 22 shkurt - Qeveria e Kosovës sot nënshkroi marrëveshjen për t'iu bashkangjitur Fondit të Inovacionit për Ndërmarrje (ENIF). Bashkimi i Qeverisë së Kosovës në fondin ENIF ngrit totalin e fondeve për investime për NVM-të me potencial teknologjik nga Ballkani Perëndimor për më shumë se 40 milion euro.
Fondi ENIF menaxhohet nga South Central Ventures\' dhe që nga shtatori i vitit 2015 është aktiv në Ballkanin Perëndimor. Portofoli i tij deri më sot përfshin 8 kompani të teknologjisë së lartë, e që në fazën fillestare treguan rritje të hershme, d.m.th. treguan një potencial të madh për rritje.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, me këtë rast, foli për mbështetjen që po jep Qeveria e Kosovës në zhvillimin e ndërmarrësisë. Ajo nënvizoi se \"Qeveria e Kosovës përmes programeve të saja për mbështetjen e investimeve dhe eksportit; përmes Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive, dhe tani përmes Fondit të Inovacionit për Ndërmarrjet, që është një nga shtyllat e Fondit për Ballkanin Perëndimor (WB EDIF) ka krijuar një kornizë të rëndësishme për qasje në financa për ndërmarrjet kosovare që nga faza e krijimit e deri tek rritja, zgjerimi, dhe rrugëtimi i tyre nëpër tregjet globale."
Znj. Bajrami shtoi se "Qeveria e Kosovës përmes investimit në Fondin ENIF kontribuon drejtpërdrejt në mbështetje të krijimit të ndërmarrjeve të reja (start-up) me qasje inovative, duke ndihmuar kështu një shtresë të popullatës së re dhe të talentuar që të merren me krijimin e kompanive inovative me potencial të rritjes dhe depërtimit të shpejt në tregjet e huaja", theksoi ajo.
Në anën tjetër, Tatjana Zabasu, Partnere menaxhuese në South Central Ventures,' foli për Investimin e Kosovës në fondin ENIF. \"Ne kemi qenë aktiv gjithandej në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, që nga themelimi i Fondit për Inovacion të Ndërmarrjeve në vitin 2015.