17 Nëntor 2024

Kosova gjeneroi 205,178 tonë mbeturina

Prishtinë, 17 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Anketën e Mbeturinave Industriale 2013 (Të dhëna preliminare). Sasia e mbeturinave të gjeneruara nga industria për vitin 2013 ka qenë 300,539 tonë, prej tyre 644 tonë janë mbeturina të rrezikshme të klasifikuara sipas listës se mbeturinave 2000/532/EC.

 Rezultatet nga anketa një tregojnë se sasia më e madhe e  mbeturinave të gjeneruar është në sektorin e prodhimit 205,178 tonë ose 69%. 

Rezultatet nga anketa dy tregojnë se sasia më e madhe e  mbeturinave të gjeneruar ka qenë në sektorin E, 2,700 tonë ose 72%.

Anketa e mbeturinave industriale n Kosovë u realizua  sipas NACE Rev.2, i cili  njëkohësisht është dhe  klasifikim statistikor i aktiviteteve ekonomike.

 Mbeturinat janë klasifikuar si të rrezikshme dhe jo të rrezikshme, sipas listës së mbeturinave. Njësi raportuese janë të gjitha kompanitë me 10 e më shumë punëtorë. Gjithashtu në mostrën  e rastit janë  përfshirë edhe popullsia e kompanive të vogla me 0-9 punonjës. Kompanitë e përfshira janë klasifikuar nga NACE Rev.2 në sektorët e aktiviteteve vijuese: Xehetari dhe guroret, Prodhimit, Furnizimi me energji  elektrike, gaz avull dhe furnizimi me ajër të kondicionuar, dhe Furnizimi me ujë, kanalizim, menaxhim mbeturinash dhe aktivitete revitalizimi të tokës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)