08 Nëntor 2024

Kosova është renditur në vendin e 46-të në botë për lirinë ekonomike

Prishtinë, 15 shkurt - Kryeministri, Isa Mustafa ka bërë të ditur se pas vlerësimit që investitorët botërorë kanë bërë për politikat ekonomike të Qeverisë, si më të mirat në rajon, sot ka ardhur një lajm edhe më i mirë në vlerësimin e Kosovës.

Fondacioni Heritage ka bërë vlerësimin e renditjes së shteteve sa i përket indeksit të lirisë ekonomike.

Sipas këtij vlerësimi, Kosova është renditur në vendin e 46-të në botë, dhe në vendin e 22-të në Evropë për sa i përket këtij treguesi. Në rajonin e Ballkanit jemi renditur në vendin e dytë në këtë tregues.

Kosova është ndër avancuesit më të mirë në nivel global me 6.5 pikë.

Mustafa vlerëson se ky tregues, konsiderohet si ndër më të rëndësishmit edhe për sinjalizimin e investitorëve të huaj, por po ashtu edhe për liritë individuale për të realizuar të drejtën e tyre ekonomike.

\"Gjendja më e mirë e këtij indeksi, siç është rasti i Kosovës në krahasim me rajonin, nënkupton edhe prosperitet për shoqërinë\", ka thënë Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)