16 Nëntor 2024

Kosova eksportoi 1 miliard euro para të gatshme

Prishtinë, 3 shtator -  Rreth një miliard euro është vlera e parasë së gatshme, e cila është eksportuar për tetëmujorin e parë të këtij viti në Serbi, Gjermani, Turqi, Kinë dhe Itali. Nga janari e deri më tani në Kosovë janë importuar mallra në vlerë më shumë se një miliard eurosh që, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, importi ka shënuar ngritje për më shumë se 54 mijë euro.


Zyrtari për Informim në Doganën e Kosovës (DK), Adriatik Stavileci, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se deri më tani janë importuar mallra me vlerë prej 1 596 641 756.64 eurosh, ndërkaq për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kishim import në vlerë 1 553 107 319.51 euro. Krahas rritjes së importit, gjatë kësaj periudhe kishte edhe rritje të lehtë të eksportit pasi, krahasuar me vitin e kaluar, eksporti ka shënuar ngritje për më shumë se 25 mijë euro. 

“Gjatë periudhës janar - gusht të vitit 2015 kemi eksport me vlerë 262 165 952.82 euro, ndërkaq për periudhën e njëjtë të vitit 2014 eksporti ishte 237 195 235.94 euro”, është shprehur Stavileci, duke shtuar se metalet, produktet minerale, ushqimet, perimet dhe frutat prijnë me eksport, kurse primatin e produkteve tek importi e zënë derivatet, cigaret, veturat, ushqimet etj.

“Në aspektin e importit prijnë Serbia, Gjermania, Turqia Kina, Italia. Në aspektin e eksportit të produkteve të Kosovës janë vendet: Shqipëria, Italia, Maqedonia, Serbia e India”, ka thënë ai.


Berat Thaqi, hulumtues në Institutin për Studime të Avancuara (GAP) në Njësinë për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik dhe Social, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se në bazë të dhënave nuk sheh ndonjë lëvizje drastike sa i përket importit.

“Importi vazhdon të mbetet i lartë dhe përqindja e mbulueshmërisë së tij nga eksportet është tejet e ulët”, ka thënë Thaqi. Kurse sa i përket eksportit, ai ka deklaruar se e sheh një përmirësim, pasi ka rritje prej 13-përqindësh. “Faktor, i cili ka mundur të ndikojë në rritjen e eksporteve, është përmirësimi i situatës ekonomike në disa vende të Evropës”, është shprehur ai.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Xhevat Meha, ka thënë se rritja e eksportit dhe importit është shenjë e mirë, pasi sinjalizon një ekonomi në rritje. “Rritja e eksportit dhe importit është shenjë e mirë, pasi sinjalizon një ekonomi në rritje. Rritje e importit nuk janë vetëm produktet ushqimore, por edhe importi i pajisjeve. Rritja e importit tregon se po prodhohet”, ka thënë ai.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)