Kosova edhe sot po vuan nga izolimi
Më lejoni të ju jap vetëm një shembull: të gjithë anëtarët e delegacionit tim nga komuniteti i biznesit kosovar, kanë harxhuar në total 300 ditë (komulative), në tre vitet e fundit, duke pritur përgjigje për viza. Ju, të nderuar komunitet i biznesit i vendeve të tjera, e dini saktësisht çfarë do të thotë ky numër i ditëve për performancën e kompanisë dhe konkurrencën e biznesi tuaj.\"
\"Pra, të nderuar përfaqësues të qeverisë dhe të institucioneve të BE-së, merruni edhe me pjesën e fundit të izolimit në Ballkanin Perëndimorë, sepse nuk mund të ketë lidhje as ndonjë investim ose shfrytëzim të linjave rrugore e hekurudhore, nëse njerëzit nuk mund të lëvizin lirshëm dhe kompanitë tona diskriminohen nga tregu Evropian, ka thënë kryetari Gërxhaliu.
Duke iu drejtuar në emër të Bordit Menaxhues të Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perendimorë, duke përfaqësues komunitetine biznesit të Europës Jug-Lindore me afro 350.000 kompani (kryesisht NVM), të cilat jane në zemër të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm dhe të integrimeve Evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimorë, kryetari Gërxhaliu tha se komuniteti i biznesit dhe Odat janë këtu për të shfaqur edhe një herë zotimin dhe angazhimin për bashkëpunim rajonal, bashkëpunimin ekonomik dhe integrimin si të vetmen rrugë për paqe dhe stabilitet në rajon dhe si të vetmen mënyrë për integrim evropian të suksesshëm.
Por në të njëjtën kohë të ndajmë me ju edhe shqetësimet tona për zhvillimet e fundit të Brexit dhe zhvillimet tjera të pafavorshme të BE-së. Për cdo vendim politik të gabuar, biznest do të paguajnë borxhin final dhe kam drojë që borxin nuk do ta paguajnë vetëm Britania e Madhe, por edhe ne të gjithë. Rezultatet e referendumit anglez janë thirrja e fundit për të gjithë ne për të lëvizur nga status-quoaktuale në shumë aspekte të integrimit evropian. Të lëvizim gradualisht nga fjalët e mira në punë thelbësore të përbashkët në mënyrë që të ndajnë një ndjenjë të përbashkët që izolimi dhe populizmi po na çon askund. Ballkani Perendimor ka vuajtur shumë prej izolimit ka thënë Gërxhaliu.
Ai ka theksuar se zotimi për të lehtësuar transformimin e vendimeve politike të marra në procesin e Berlinit në mundësi për bizneset e rajonit dhe të partnerëve të tyre Evropian është objektiva kryesore e Forumit për Investime të Odave.
Ne, bashkërisht kemi zhvilluar 26 iniciativa rajonale dhe projekte duke harmonizuar interesat dhe nevojat e komunitetetve tona respektive të biznesit. Ky plan i veprimit u prezantua në Samitin e Vjenës vitin e kaluar. Me kohë ne kemi implementuar 1/3 e tyre. Ne kontribuuam në zhvillimin e të dyja aspekteve, konkurrueshmërisë së ekonomive tona dhe të klimës së biznesit dhe investimeve përmes rajonit të Ballkanit Perendimorë, duke eliminuar barrierat e mbetura të tregtisë rajonale. Ne lehtësuam po ashtu heqjen e disa barrierave jo-tarifore në tregtinë rajonale, në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe kemi rritur bashkëpunimin në fusha të ndryshme të interesit për komunitetintonë respektiv të biznesit, tha kreu i OEK-ut.
Ne fund kryetari Gërxhaliu tha se roli i Forumit për Investime të Odave të Ballkanit Perëndimorë është thelbësorë në përfaqësimin e akterit më të rëndësishëm për mbështetje dhe rritje të NVM-ve, si asket kyç në krijimin e vendeve të reja të punës.
Krijimi i vendeve të reja të punës është prioriteti ynë kryesorë përmes Evropës. Është çelësi për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perendimorë. Pra të nderuar miqë, na ndihmoni ta arrijmë qëllimin tonë. Ne kemi vendosur të mbesim në rrënjët tona dhe jo të lëvizim në ndonjë kontinent tjetër. NE JEMI EVROPË, përfundoi kryetari Gërxhaliu.