Kosova e Zvicra nënshkruajnë eliminimin e tatimit të dyfishtë
Prishtinë, 26 maj - Ministria e Financave organizon ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Këshillit Federal i Zvicrës.
Nënshkrim i Marrëveshjes do të behet nga Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Ambasadori i Zvicrës në Prishtinë Jean Hubert Lebet.
Ceremonia do të mbahet sot në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.