28 Prill 2025

Kosova e Turqia bashkëpojnë në fushën e tatimeve

Prishtinë, 17 prill - Një delegacion nga Administrata Tatimore e Turqisë në krye me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të këtij institucioni Sinashi Candan,  kanë vizituar sot Ministrinë e Financave, ku janë pritur nga zëvendësministri  i Financave Ramadan Avdiu dhe drejtori i Administratës Tatimore Behxhet Haliti. 

Në këtë takim është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellët  ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, e në veçanti për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e tatimeve. 

Më këtë rast zëvendësministri Avdiu përgëzoi të dy udhëheqësit e Administratave Tatimore nga të dyja vendet dhe i inkurajoj ata për thellimin e  bashkëpunimit.

Sipas zëvendësministrit Avdiu takimet dhe vizitat e ndërsjellët të këtyre dy vendeve do të ndikojnë në ngritjen e bashkëpunimit, sidomos në ngritjen e kapaciteteve  për ofrimin e shërbimeve sa më efikase për tatimpaguesit.

\"Dhe gjithashtu në mbledhjen e të hyrave tatimore, si dhe në respektimin dhe zbatimin e legjislacionit tatimor dhe misioneve të të dy administratave tatimore”.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i  Drejtorisë së Tatimeve në Turqi z. Sinashi Candan, duke falënderuar  zëvendësministrin Avdiu për mikpritjen, shprehu gatishmërinë  e tij dhe të shtetit turk për bashkëpunim të ndërsjellët.

Ndërsa, drejtori  i Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti, tha se shkëmbimi i përvojave të avancuara është shtysë e madhe për veprimtaritë tona tatimore.

\"Takimet në fjalë do të kontribuojnë pikë së pari në shkëmbimin e eksperiencave në fusha të ndryshme, mes dy administratave tatimore, e në veçanti në ngritjen e kapaciteteve si administratë e re për ofrimin e shërbimeve sa më efikase dhe për krijimin e kushteve sa më të mira për tatimpaguesit”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)